OBSH: Duhani vret më shumë se 7 milionë persona në vit

Konsumimi i duhanit vret më shumë se shtatë milionë persona çdo vit në botë, njofton Organizata Boterore e Shendetesise. Me kete rast OBSH bëri thirrje që të ndalohet promovimi i tyre dhe të rriten taksat mbi këtë produkt.

Dita Boterore pa Duhan eshte caktuar 31 Maji dhe ne kete dite inkurajohen njerezit qe te heqin dore prej ketij vesi vdekjeprures.

Me rastin e ditës botërore pa duhan, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një raport ku përllogarit, për herë të parë, kostot shëndetësore dhe ekonomike të duhanit dhe impaktin në mjedis.

“Çdo vit, më shumë se 7 milionë persona vdesin nga duhanpirja, kundrejt rreth 4 milionë që ishin në fillim të shekullit XXI”, sipas këtij raporti të OBSH-së.

Duhanpirja përfaqëson gjithashtu një peshë të rëndë ekonomike për planetin.

Kostoja e saj (në aspektin e shpenzimeve shëndetësore dhe të humbjes së produktivitetit) vlerësohet në më shumë se 1 400 miliardë dollarë, ose 1,8 për qind e prodhimit të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Botës.

femra-moderne.com