Lulelakër e skuqur është një garniturë e mirë për mishin. Ajo shijon per mrekulli edhe thjeshte.
- Veshtiresia: Mesatare
- Përgatitja 20 minuta
- Gatimi 32 minuta
- 149 kalori për racion
Përbërësit për 4 persona
800 g lulelakër, gjysmë gote vaj kikiriku, 2 vezë, 4 lugë miell, 1 degëz majdanoz, 1 lugë e vogël vaj ulliri, 1 lugë kripë e trashë, pak kripë e hollë, piper i grirë
1-Zieni lulelakrat
Pastroni lulelakrën nga gjethet.
> Ndajini në tufëza dhe lajini me ujë të bollshëm.
> Në një tenxhere zieni një litër ujë, duke i hedhur kripën e trashë.
> Hidhni lulelakrën, lëreni për 12 minuta dhe më pas kullojeni.
> Thajini me letra përthithëse dhe lërini të ftohen.
Keshille
Për të hequr erën e keqe të lulelakrës, në ujë hidhni një copë bukë.
2-Skuqini me brumë
> Lani majdanozin, thajeni, hiqni gjethet dhe pritini imët.
> Shtojini miellit vezët dhe rriheni me pirun.
> Shtoni piperin, kripën dhe vajin e ullirit, duke i përzier.
> Shtoni ujë derisa të shikoni që brumi është bërë.
> Futini tufëzat e lulelakrës në brumin e përgatitur, duke treguar kujdes që të mos prishen.
> Ngroheni vajin në një tigan.
> Skuqini për 10 minuta, duke i rrotulluar dhe më pas kullojini mbi një letër kuzhine.
> Rregullojini për kripë, shpërhapni majdanozin dhe servirini të ngrohta.