Torte e thjeshte me mjedra dhe maskarpone

Torte me mjedra dhe maskarpone eshte nje embelsire e thjeshte, qe pershtatet edhe per mengjes, edhe pas dreke apo mes vakteve. Eshte nje torte e bute, terheqese dhe e parezistueshme. Kjo fale djathit maskarpone, i cili fale kremozitetit te tij i fal kesaj torte nje butesi te papershkrueshme. Por edhe mjedrat kane meriten e tyre. Te fresket, te lengshem, keto fruta te stines shkojne shume mire me embelsine e kesaj torte. 

Ja receta e thjeshte dhe me pak hapa per te realizuar kete torte te mrekullueshme.

Perberesit

  • 3 veze
  • 250 gr sheqer
  • 90 gr gjalpe
  • 200 ml qumesht
  • 250 gr mascarpone
  • lekura e 1 limoni
  • 300 gr miell 00
  • 150 gr di miell patatesh
  • 1 bustine maja per embelsira (pluhur pjekje)
  • 250 gr mjedra
  • pak kripe
  • 200 ml pana (krem i rrahur)
  • Mjedra per dekorim

Pergatitja

  • Rrihni te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te arrini nje perberje te fryre dhe shkumoze. (Ju keshillojme te perdorni rrahesen elektrike).
  • Bashkoni djathin mascarpone dhe vazhdoni te perzieni.
  • Ne nje tas tjeter rrihni te bardhat e vezeve derisa te behen si re dhe mbajeni menjane.
  • Tek perzierja e te verdhave te vezeve dhe maskarpones shtoni miellin e situr, majane per embelsira dhe pak kripe. Shtojini pak nga pak qumeshtin dhe gjalpin e shkrire. (Kujdes! Gjalpi duhet te jete ftohur.)
  • Shtoni edhe lekuren e grire te limonit dhe te bardhat e vezeve te rrahura. Perziejini me kujdes me ndihmen e nje spatule. Ne fund shtoni edhe mjedrat.
  • Merrni nje tave rrumbullake, lyejini me gjalpe dhe pudroseni me miell. Derdhni masen ne te.
  • Piqeni torten per rreth 30 minuta ne 180 °C. Nxirreni nga furra dhe lereni te ftohet.
  • Zbukurojeni siperfaqen sipas deshires, me nje shtrese krem pasticerie (pana embelsirash te rrahur) dhe me mjedra te fresketa.

femra-moderne.com