Si te pergatisim reçel dhe marmelate me luleshtrydhe

Deshironi te dini se si te pergatisim reçel me luleshtrydhe? Ne po ju tregojme receten super te thjeshte…

Përbërësit:

1 kg luleshtrydhe, 800 gr sheqer, lëngun e nje limoni.

Përgatitja:

  • Lajme luleshtrydhet, i heqim gjethet, i vëmë ne tenxhere, i hedhim sheqerin, i mbulojmë dhe i leme gjithë natën ne frigorifer (ose 12 orë). Te nesërmen i veme te ziejnë.
  • Nga momenti qe marrin vale i leme për 10 minuta, dhe heqim vazhdimisht shkumën qe krijohet.
  • Kur te kenë kaluar 10 min nga zierja heqim luleshtrydhet me kujdes që te mos prishen dhe vazhdojme ziejen e lengut, derisa te trashet.
  • Me pas shtojme luleshtrydhet, lengun e limonit dhe i leme te ziejne akoma 15 minuta. E lemë të ftohet mirë dhe e hedhim në vazo qelqi.

Po marmelata me luleshtrydhe?

Eshte njesoj si receli, vetem me nje ndryshim te vogel.

Nese doni mund te mos i marinoni luleshtrydhet me sheqerin. Vendosini luleshtrydhet, sheqerin dhe lengun e limonit te ziejne ne temperature te ulet. Hiqni luleshtrydhet dhe vazhdoni zierjen e lengut. Nderkohe luleshtrydhet bluajini ne mikser. Me pas bashkojeni masen e perfituar te lengu dhe perziejini mire me njera-tjetren.

Si t’i ruajme?

Pasi t’i keni mbushur kavanozat, mbyllini fort dhe vendosini me tape poshte ne nje tenxhere me uje te valuar per 2 minuta.

femra-moderne.com