Si te mbjellim luleshtrydhe ne vazo

S’keni nevoje per sera apo kopsht te madh: mund te mbjellim luleshtrydhe edhe ne vazo ne ballkon

Mjafton qe ballkoni te preket nga rrezet e diellit. Nese i krijoni kushtet e nevojshme, luleshtrydhet mund te rriten ne cdo lloj vazoje

 

  • Hapni vrimat e kullimit në fund të enës së zgjedhur, nëse nuk i kane ato. Me pas vendosni nje rrjete teli ne fund qe te ndaloje dheun te dale jashte vazos kur ta ujitni bimen. Mbusheni vazon me dhé te mire cilesor dhe pleh në mënyrë të balancuar.
  • Mbillni luleshtrydhet tuaja në mënyrë që të rriten në nivel me sipërfaqen e tokës, nëse keni fidanë. Nëse i mbillni ato shumë cekët, rrënjët mund të thahen. Nëse i mbjell ato shumë thellë, gjethet mund të mos rriten. Ngjeshni dheun rreth bimës. Nëse nuk keni një vazo shumë të madhe, një ose dy bimë për vazo është e mjaftueshme. Mbillini rreth 30 cm larg njera tjetres.
  • Ujiteni mirë në mënyrë që të laget i gjithë dheu. Lejoni që uji i tepërt të rrjedhë nga fundi i vazos. Mbuloni sipërfaqen e tokës së vazos me myshk për të mbajtur lagështinë.

 

  • Vendoseni vazon në ballkon në një vend me diell. Duhet të kenë të paktën gjashtë orë rreze dielli në ditë. Kthejeni vazon çdo dy ose tre ditë, duke e rrotulluar cdo herë në një të katërtën. Kjo bëhet në mënyrë që secila anë të marrë dritën e diellit. Ujiteni çdo ditë.
  • Mblidhini luleshtrydhet sapo të piqen. Kjo do të nxisë prodhim më të madh të kokrrave. Hidhini pleh pas cdo here që i keni marr prodhimin.

 

Edhe ne muajt e ftohte…

Futeni vazon me luleshtrydhe brenda nga ballkoni para se të vijë acari i parë në vjeshtë. Mbajeni atë në një dritare ku bie dielli ose nën një dritë, që të rritet për dimrin dhe do të vazhdojë të prodhojë. Lëvizeni përsëri në ballkon pas ngricës së fundit në pranverë.

Keshille

Shkulni nga vazoja çdo bar të keq sapo të shfaqet. Mbulojeni me rrjete për të mbajtur larg zogjtë që tës mos hahe frutat.

Burimi: homeguides.sfgate.com

femra-moderne.com