Sallate me qershi, bajame, mente dhe gjize. Ndoshta nuk e kishit menduar ndonjehere, por ja qe eshte nje gatim i pabesueshem. Mund ta konsumoni ne nje tas per mengjes ose embelsire, por edhe mund ta sherbeni si snack mbi feta buke te thekur.
- Per: 4 persona
- Koha: 15 minuta
Perberesit:
- 500 gr qershi vishnje, te prera ne mes dhe te pastruara nga farat
- 3 luge mjalte
- 2 luge caji uthull vere te kuqe
- Kripe kosher dhe piper i sapobluar
- 400 gr gjize ricotta
- 100 gr bajame te qeruara, te shtypura
- Gjethe te fresketa mente (per dekor)
Pergatitja
Ne nje tas te vogel perzieni bashke qershite, mjaltin dhe uthullen e veres se kuqe. Hidhini pak fare kripe dhe me shume piper te sapobluar.
Ndajeni gjizen neper tasa (ose neper feta buke te thekur nese deshironi). Mbi gjizen vendosni qershite, bajamet e shtypura dhe gjethet e mentes.