Pulë e shijshme e pjekur në furrë dhe patate të skuqura në mënyrë të shëndetshme, është një recetë që garanton kënaqësinë e gjithë familjes
Përbërësit
- 1 pulë e vogël (rreth 1¼ kg)
Për gjalpin aromatik
- 1 thelpi hudhre
- Majdanoz i grirë imët
- 2 lugë lëng limoni
- 100 g gjalpë pa kripë, në temperaturë ambjenti
Për kripën e pulës
- 1 kub supë pule e grirë
- kripë
- piper i kuq i ëmbël
Për patatet e skuqura
- 900 g patate
- 3 luge vaj ulliri
Përgatitja
- Në fillim përgatisni gjalpin aromatik. Shtypni hudhrën, grini majdanozin dhe bashkojini me gjalpin. Shtoni edhe lengun e limonit, pak kripë, piper dhe përziejini mirë. Vendoseni gjalpin në një qese kuzhine, mbëshilleni në forme sallami dhe futeni në frigorifer deri në momentin kur të na duhet. Gjaplin mund ta bëni edhe një ditë përpara.
- Përzieni kubin e supës së pulës me kripë dhe piperin e kuq.
- Pritni patatet ne feta të gjata e të trasha sa gishtat dhe futini në një tenxhere me ujë të ftohtë. Lerini të marrin valë dhe më pas të ziejnë për 5 minuta. Kullojini me kujdes dhe lerini të ftohen.
- Ngrohni furrën në 220 gradë. Fusni pulën në një tavë të vogël pjekje. Pritni dy feta nga gjalpi i përgatitur, me kujdes futini poshtë lëkurës së pulës tek pjesa e gjoksit. Më pas lyeni të gjithë pulën me përbërjen tjetër (kripë + kub supë pule + piper i kuq i ëmbël).
- Futeni pulën në furrë dhe piqeni për 20 minuta, më pas kthejeni me gjoks poshtë dhe vazhdoni pjekjen edhe 20 minuta të tjera.
- Ndërkohë në një tavë më të madhe hidhni vajin dhe vendoseni në fund të furrës. Kriposni patatet dhe me kujdes vendosni në vajin e nxehtë, duke i përzierë në mënyrë që të bëhen me vaj nga të gjitha anët. Piqini për rreth 45 minuta duke i përzierë herë pas here.
Nxirrni pulën nga furra dhe lereni të pushojë për 5 minuta. Priteni pulën në porcione dhe vendoseni në pjatë. Mbi cdo porcion pule vendosni nga një fetë gjalpi aromatik. Shërbejeni me patatet e skuqura në furrë dhe kripën e mbetur. Ne e shoqeruam edhe me nje Coca-Cola te ftohte.