Kallot janë një zonë e ashpër e lëkurës që është bërë e trashë dhe e fortë për shkak të fërkimit të përsëritur, presionit apo acarimeve të ndryshme.
Zakonisht, kallot zhvillohen në këmbë, sidomos në fundin e këmbëve dhe në pjesën e poshtme të gishtit të madh. Por ato gjithashtu mund të zhvillohen në duar, gishtat ose kudo në trup ku ka fërkime të përsëritura. Kallot në këmbë zakonisht shkaktohen ngaqë lëkura është shumë e thatë ose për shkak të fërkime të përsëritura nga këpucë të këqija. Këpucët me taka të larta dhe mbathja e këpucë pa çorape janë disa nga faktorët errezikut.
Uthull molle
Natyra acidike e uthulles se molles ndihmon ne zbutjen e lekures se trashe dhe shpejton procesin e sherimit.
- Zhytni nje top pambuku ne uthull molle dhe vendoseni mbi kallo para se te shtiheni per te fjetur.
- Lereni gjithe naten.
- Te nesermen ferkojeni zone me nje gure shtufi.
- Per ta mbajtur zonen te hidratuar aplikoni vaj ulliri ose vaj kokosi.
- Perseriteni nje here ne dite, cdo dite, derisa kallot te zhduken.
Sode buke
Soda eshte nje shtresues shume i mire, prandaj mund t’ju ndihmoje ne trajtimin e kallove.
- Shtoni 3 luge sode buke ne nje legen me uje te ngrohte. Perziejeni mire qe te tretet dhe zhytni kembet per te pakten 10 minuta ne uje. Lani kemebt dhe me pas ferkoni zonen e kallove me nje gure shtufi.
- Nje menyre tjeter eshte te perzieni 3 masa sode buke me 1 mase uje. Me pasten e krijuar ferkoni kallot per disa minuta. Shpelani kembet dhe largoni lekurat e vdekura duke e ferkuar thembren buteshit me nje gure shtufi.
Sodë dhe uthull molle
- Pak para se të flesh, hidh në një legen me ujë të ngrohtë 1 gotë mesatare uji me uthull molle dhe mbaji këmbët për 15 – 20 minuta. Pasi t’i kesh tharë me peshqir, bëj të njëjtin veprim, por tashmë me sodë buke. Në një ene me ujë të ngrohtë, shto 3 lugë gjelle sodë buke dhe mbaji këmbët përsëri për 15 – 20 minuta.
- Pasi të jenë qetësuar, pastro lëkurën e vdekur me anë të një lime të butë dhe më pas përdor kremin hidratues.
Keto receta mund t’i perdorni per te trajtuar edhe probleme te tjera te kembeve sic jane myku apo infeksionet e ndryshme!