Petulla me bajame

Petulla me bajame, jane nje embelsire e thjeshte qe mund t’i pergatisni shume shpejt.

 

Veshtiresia: E thjeshtë
Përgatitja: 20 minuta
Gatimi: 20 minuta
867 kalori për racion

Përbërësit për 4 persona

  • 300 g miell,
  • 130 g bajame të qëruara,
  • pa lëkurë,
  • 75 g sheqer,
  • 80 g gjalpë,
  • 75 g miell patatesh,
  • gjysmë limoni,
  • 2 vezë,
  • 1 gotë e vogël me rum,
  • gjysmë lugë e vogël maja birre pluhur,
  • 1 gotë (100 ml) vaj kikiriku,
  • 4 lugë sheqer pluhur

Përzieni përbërësit

  • Lani limonin dhe grini lëkurën.
  • Prisni hollë bajamet në formë gjysmë hëne.
  • Shkrini gjalpin në një tigan me flakë të ulët.
  • Rrihni vezët.
  • Shtoni sheqerin, miellin dhe miellin e patateve.
  • Më pas hidhni majanë, lëkurën e limonit dhe bajamet.
  • Përziejini bashkë me gjalpin e shkrirë dhe rumin.

Pjekja

  • Hapni brumin në një enë të sheshtë me trashësi prej 1 cm. Që brumi të mos ngjisë, lyeni sipërfaqen e enës me pak ujë ose me vaj bajamesh.
  • Priteni brumin me formën e biskotave.
  • Ngrohni vajin e kikirikut në një tigan dhe vendosni format e brumit.
  • Skuqni petullat, duke i rrotulluar.
  • Hiqini nga vaji duke i vendosur mbi një letër kuzhine.
  • Nga sipër spërkatini me sheqer pluhur.
  • Servirini.

femra-moderne.com