Anila Kalleshi me një tjetër trofe

Anila Kalleshi, dietologia e mirënjohur shqiptare pritet të fitojë një tjetër trofe në 4 korrik 2017. Kësaj here do të jetë Hotel Schweizerhof në Luzern të Zvicrës pritësi i garës së bukur mes njerëzve që i kanë shpallur luftë mbipeshës.

Anila Kalleshi, e cila prej 20 vitesh sfidon e vetme dhe mjaft e sigurtë këtë dukuri në vendin tonë, duket e qetë dhe e entuziazmuar, ndërsa të nominuarit për një çmim nga dy prej organizatave më të mëdha në botë e bën të ndihet e supervlerësuar, paçka se gjithçka është fryt i punës dhe i përkushtimit të saj.

Në një rrëfim për Femra Moderne, gruaja që lufton me të ‘keqen’ në emër të së bukurës tregon gjithçka për rrugëtimin e saj, për startin e së bukurës në konceptet e saj, kush ishin frymëzuesit e deri tek çmimet e panumërta, trofetë e të cilëve nuk i zë një raft i madh në zyrën e saj në qendrën ku edhe formësoi betejen e saj të veçantë.

Anila Kalleshi, prej kohësh është kthyer në mendim dhe shpresë për qindra persona që nuk mund t`i bëjnë dot ballë ushqimit, po pse jo edhe mekanizmit të shëndoshjes. Gruaja, që me dieotologjinë, duket se ka lidhur gjithçka të jetës së saj, tregon në këtë rrëfim çfarë ndodh në përballjen e saj me një person që lufton të dobësohet, ndërkohë që tashmë, veç faktit se Anila është njeriu më i suksesshëm në këtë fushë, ajo ka arritur të nxjerrë edhe 7 libra ku përmbajtja e tyre është në shërbim të njerëzve që nuk i kanë mundësitë të mbërrijnë në qendrën e saj dhe së shpejti pret të nxjerrë librin e saj të 8-të “Dieta në shtatëzani”, Anila në sipërmarrjen e saj duket se ia ka arritur të jetë edhe krenare ndërsa shikon gra dhe vajza teksa marrin trajtën e shumëdëshiruar brenda pak ditësh, ndërsa ajo nga zyra e saj komandon çdo detaj që lidhet me ecurinë e një personi që ka vendosur t`i besojë këshillës së saj për të marrë pamjen e duhur.

Drejt Zvicrës me 4 korrik 2017 për t’u vlerësuar me çmimin ndërkombëtar në sferën mjekësore “Name in Science” në Konferencën e Cilësisë dhe Ekselencës në Lucerne.

Komiteti i Nominimeve Socrates në bashkëpunim me EBA Europe Bussiness Assembly me qendër në Oxford organizon një ceremoni të përvitshme të anëtarëve Elitarë të fushës të mjekësisë të të gjithë botës, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit. Pikërisht për këtë meritë është e nominuar edhe dietologia jonë.
Për Anilën ky ështe një vlerësim mjaft i madh që i bëhet punës së saj të palodhur gjatë këtyre 20 viteve. “Ndihem mjaft mirë dhe natyrisht jam e motivuar për të çuar më lart punën time në luftën kundër obezitetit dhe mbipeshës” – tregon ajo.

Ky trofe vjen pas një mori çmimesh dhe vlerësimesh ndërkombëtare që bëhen për Anilen, që vendosi të ndiqte rrugën e veçantë dhe të bukur të dietologjisë, si diçka që ende nuk ishte hasur në vendin tonë. Tashmë, Anila Kalleshi, padyshim që betejen e saj e ka me perfekten, pasi ajo qëndron si një orakull për të gjithë ato persona që nuk munden dot vetë të sfidojnë kilogramët e tepërt.
Dietologia shqiptare tashmë është e njohur në të gjithë botën, kjo pasi ajo prej vitesh është anëtare ‘Elitë’ dhe për pasojë ajo është pjesemarrëse në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare që zhvillohen në këtë kuadër.

Në rrëfimin e saj, Anila Kalleshi, tregon për herë të parë se cilët janë rivalët e saj më të fortë ndërkombëtarë, ndërkohë që hedh dritë edhe mbi mekanizmin se si shkohet deri te nominimi për çmimet. “Fillimisht plotësohet një formular që ka mbi 280 pyetje. Ajo çfarë e bën më të detajuar këtë pyetsor janë: kualifikimet e mia, skedat me të dhënat teknike të aparaturave që unë përdor me certifikimet përkatëse, dëshmi të klientëve me video dhe foto, paraqitjet e mia në publik, seminaret, kongreset dhe konferencat e ndryshme,botimet, publikimet brenda dhe jashte vendit, daljet televizive, vlerësimet brenda vendit si edhe ato ne arenen nderkombetare”.
Ndërsa në lidhje me rivalët e saj në garën e dietologjisë, Anila Kalleshi tregon se Rusia sjell vazhdimisht pretendentë të fortë, ndërkohë që po kaq të fortë sipas saj vijnë edhe nga vendet aziatike, Kore dhe Japoni. Ndërsa pas tyre, Anila përmend edhe kolegët e saj nga Franca, Gjermania dhe Kanadaja, ndërkohë që kur mendon se mes tyre dhe e vlerësuar me dhjetëra çmime gjendet edhe një shqiptare që për 20 vite ka ngjitur majat më të larta të dietologjisë krah vendeve më të zhvilluara në botë dhe vendeve me traditë në këtë fushë, të bën të ndjehesh mirë edhe si shqiptarë…

femra-moderne.com