Biskota me limon (ne 2 versione)

Biskota me limon, te pergatitura ne versionin tradicional dhe “light”

Deshironi nje recete aromatike dhe te shijshme biskotash? Biskotat me limon jane per t’u provuar sa me pare. Pervec aromes terheqese te limonit kane edhe nje shije vertete te pakrahasueshme. E kush mund t’i rezistonte, per me teper kur ju kemi dhene edhe perberesit per nje recete me te lehte dhe me pak kalorike.

Kaloritë për racion të recetës tradicionale: 470

Kaloritë për racion të variantit light: 255

Përbërësit për 4 persona

Receta tradicionale: 200 g miell të bardhë, 100 g gjalpë, 100 g sheqer, 3 të verdha veze, gjysmë limoni, kripë.

Varianti light: 100 g miell të bardhë, 100 g miell të pasitur, 50 g gjalpë, 50 g sheqer, një vezë, një të verdhë veze, 2-3 lugë qumësht të skremuar, gjysmë limoni, kripë.

Përgatitja

  • Lëreni gjalpin të shkrijë në temperaturën e ambientit, priteni copa copa.
  • Lani limonin, grini lëkurën, shtrydhni lëngun dhe kullojeni. Hidhini miellrat në një tas, sheqerin, vezën dhe të verdhën e vezës, pak kripë, gjalpin, lëngun, lëkurën e limonit dhe qumështin.
  • Punojini përbërësit, derisa të përzien mirë me njëri-tjetrin.
  • Mbulojeni brumin me letër kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta. Hapeni brumin rreth 1 cm. Bëni forma me buzët e një gote.
  • Vendosini në një pllakë të mbuluar nga një letër furre. Piqini në furrë në temperaturë 180 gradë për 10 minuta.

Marifet: Për t’i bërë biskotat më të lehta, përgjysmoni sasinë e sheqerit dhe përdorni edhe miellin e pasitur.

Receta: Revista Femra Moderne

femra-moderne.com