Martesa e shton stresin?
Studiuesit kanë monitoruar me teste të ndryshme fizike dhe pyetësorë periodikë stilin e jetesës, shëndetin dhe formën fizike të personave për një periudhë kohore prej tre vjetësh, gjatë të cilës një pjesë e mirë e njerëzve ishin martuar, të tjerë ishin divorcuar dhe një pjesë kishin mbetur beqarë.
U pa se gratë që kishin mbetur beqare gjatë gjithë periudhës së studimit kishin një formë fizike më të mirë në krahasim me shoqet e tyre të martuara, madje përgjatë këtyre viteve kishin përmirësuar formën e tyre fizike.
Për meshkujt, rezultatet ishin më të këqija, të martuarit kishin humbur pothuajse të gjithë formën e tyre fizike, ndërsa beqarët pjesërisht kishin shpëtuar nga ky fat i hidhur. Për meshkujt, që gjatë studimit ishin përballur me një divorc, format fizike përkundrazi ishin përmirësuar.
Me pak fjalë, nëse martesa është në prag, më mirë të regjistrohemi në palestër dhe jo vetëm për të na ndenjur bukur fustani që kemi zgjedhur për ditën e martesës, por edhe për të qenë në formë në vitet pasardhëse.
Ju ftojme te lexoni: 26 keshilla per menaxhimin e stresit
femra-moderne.com