Shumica e duhanpirësve preferojnë të ndezin cigaren menjëherë pas një vakti. A pini edhe ju cigare menjëherë pas një dreke apo darke të mirë?
Edhe pse ju duket në ato momente tejet e mirë, faktikisht është tepër e dëmshme. Ekspertët nuk e rekomandojmë atë.
Studime të shumta kanë treguar se pirja e duhanit pas ngrënies është 10 herë më e keqe se sa pirja e duhanit para vaktit. Përvec faktit qe pirja e duhanit menjëherë pas ngrënies vetëm më tej irriton zorrët, cigarja irriton edhe pjesen tjetër te sistemit të tretjes, e cila më pas ndikon në gjithë trupin.
Nikotina në cigare është e lidhur me oksigjenin në gjak. Kjo sepse pasi të konsumoni, kur sistemi i tretjes është duke punuar me shpejtësi të plotë, absorbohet më lehtë.
Shkencëtarët paralajmërojnë se një cigare pas një vakti, rrit në mënyrë dramatike rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive.
Cigaret, nëse nuk mundeni pa to, i konsumoni të paktën 20 minuta pas ushqimit!
Sigurisht, pirja e duhanit nuk rekomandohet asnjëherë, por në qoftë se nuk mundeni pa cigare, shmangni shprehinë e tymosjes së cigares menjëherë pas ngrënies, sepse, siç thonë ekspertët, kjo është si të keni ndezur 10 cigare në të njëjtën kohë.