Leter: Burri me kerkon qe te abortoj beben tone
Kjo zonje po kalon nje stres te madh. Po ashtu edhe bashkeshorti i saj. Ata kane 3 femije, dhe kjo shtatzani e re i ka bere te palumtur. Ai nuk e do nje femije te katert, ajo nuk do te beje nje abort tjeter… Lexoni letren dhe jepni mendimin tuaj.
“Harrova te marr pilulen dhe tani jam shtatzene. Burri me thote se do ndahet prej meje ne rast se nuk e nderpres shtatzanine. Une jam 32 vjece dhe ai 40. Kemi tre femije te moshave 7, 5 dhe 2.
Dy femijet e medhenj jane te qete dhe nuk na hapin probleme, ndersa i vogli akoma nuk ka rregulluar orarin e gjumit, imagjinoni qe me duhet te zgjohem disa here cdo nate, sa here qe zgjohet ai. Kjo eshte edhe arsyeja e hutimit tim, qe harrova te marr pilulen.
Burri me ka thene qe nuk do te kete femije te tjere, madje me ka kerkuar qe te bej operacion per te mos mbetur me shtatzene, por une nuk doja. Prandaj fillova marrjen e pilulave prej disa muajsh. Kam bere edhe dy aborte te tjera para ketij dhe tani nuk ndihem e forte mjaftueshem per te perballuar dhimbjen e humbjes se nje femije tjeter. Le pastaj te kem nje mekat tjeter qe me peshon ne shpirt.
Ai me thote se nuk mund te doje nje femije tjeter dhe refuzon te diskutoje me gjate. Madje me ka thene se nese e mbaj, do te me ndaje.
Ndihem e mjere dhe nuk e di cfare te bej. E di qe nuk dua te abortoj, por e di edhe qe nuk ja dal dot si nene beqare.”