Ekspertët e intervistuar do t’ju zbulojnë marifetet e vogla se si të mbroheni nga një verë e gjatë dhe e nxehtë.
Kur termometri ngrihet, organizmi juaj ndryshon. Nga truri te këmbët, ekskursioni termik shkakton “ndryshime” të mëdha e të vogla. Mësoni t’i zotëroni, duke i kthyer në favorin tuaj.
40 gradë. Korrik, Gusht, temperatura afrikane, një afsh i padurueshëm. Ndërsa ecni nëpër asfalt, i cili është bërë si një marmalatë e zezë, gulçoni në kërkim të një flladi ere. Por as gjethja nuk lëviz dhe nuk po gjeni rehat. Frymëmarrja bëhet e vështirë, këmbët mezi ecin, janë fryrë dhe dalin jashtë sandaleve. Atëherë, ç’duhet të bëjmë?
Nëse truri juaj s’mban më
Janë qelizat cerebrale viktimat e vapës së madhe. Neuronet janë shumë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë. Nëse koka është nxehur së tepërmi funksionet cerebrale ndryshojnë dhe neuronet bëhen “të eksitueshëm”. Nga kjo lind nervozizmi, lodhja mendore dhe, sidomos, vështirësia në përqëndrim. Një gjendje psikologjike vuajtjeje, që rrjedh nga fakti që transmetimi i neuroneve ndryshon. Nëse termometri i kalon 40 gradët, sistemet e termorregullimit të trupit nuk arrijnë më ta mbajnë të qëndrueshme temperaturën e brendshme, që ngrihet duke “çmendur” sistemin nervor qendror.
- Mbrohuni nga dielli duke mbajtur një kapele, duke freskuar fytyrën dhe zverkun, duke lagur flokët me ujë të ftohtë, duke qëndruar në hije kur rrezet janë në pikun e tyre.
- Përdorni një erashkë dhe drejtojani fytyrës, zverkut dhe qafës.
- Në këtë periudhë mos pretendoni shumë nga vetja. Lejojini vetes pushime të shkurtra për të pushuar fizikisht e mendërisht.
Një stinë që “djeg” humorin
- Të nxehtët është një stres edhe për mendjen. Eksitueshmëria e neuroneve dhe ndryshimet elektrike që ndeshen në nivelin cerebral theksohen, te subjektet e predispozuara, “çrregullimet nervore”. Që shfaqen me pagjumësinë, vështirësinë në të përqëndruar, ndjeshmërinë e madhe dhe papaftësinë për t’u bërë ballë të papriturave.
- Jo vetëm kaq. Shkakton plogështi të trurit dhe theksohet depresioni. Ndërsa kafsha-njeri është në gjendje të mbrohet nga të ftohtët, kundër vapës ndihet i pazoti. Si me fakte ashtu edhe me mendje.
- Mund të zbuloheni, të lageni, të ndizni ventilatorin. Por përsëri ju duket sikur është një luftë shumë e vështirë, sepse të nxehtët ju zë përsëri dhe ju shkakton një ndjesi izolimi. Të ftohtët, në fakt, i bashkon trupat, ndërsa të nxehtët i largon.
Përse zemra “çmendet”
Të nxehtët përbëjnë një stres të madh për sistemin kardiovaskular. Shkakton një zgjerim të menjëhershëm të enëve dhe të arterieve dhe një ulje të vëllimit të gjakut që është i lidhur me pakësimin e përbërësit të tij të lëngshëm. Të dy faktorët përcaktojnë rënien e presionit të gjakut që vihet re sidomos tek të moshuarit, por mund t’u interesojë edhe atyre femrave që e kanë tensionin të ulët. Dhe zemra kërkon të kompensojë rënien duke pompuar më shumë gjak. Këtu mund të shfaqet takikardia, e shoqëruar me një ndjesi gulçimi dhe të “rrahjeve” që pulsojnë në grykë.
- Rregullat e arta? Pini sa më shumë që gjaku të jetë sa më i lëngshëm. Mos rrini shumë më këmbë, që të mos ulni më tepër presionin. Kriposini ushqimet tuaja më tepër dhe pini një kokërr eferveshente magnez ose kalium pas drekës dhe darkës. Bashkimi i këtyre kripërave minerale, të shpërndara në djersë, është i çmuar për ta mbajtur zemrën sa më efikase.
Këmbët: urgjencë!
Eshtë gjithmonë faji i vapës nëse kaviljet, pulpat dhe këmbët në darkë janë të enjtura dhe të rënda. Enëzgjerimi periferik, që është një prej “mjeteve” që organizmi vë në punë për të shpërndarë nxehtësinë, përbën një rritje të presionit. Te femrat e predispozuara, kjo gjë shkakton formimin e “merimangave” të vogla të kapilarëve dhe një ndjesi rëndese te këmbët që shkaktohet nga amulli gjaku dhe linfatike. Pra ju duhet të shmnagni nxehjen e sipërfaqeve të lëkurës. Për shembull, është një gjë e gabuar të marrësh rreze dielli me këmbët e mbuluara me një peshqir. Përkundrazi, duhet t’i lagni sa më shpesh këmbët, në det ose pishinë, ku të jeni, ose, nëse jeni në qytet, duke spërkatur te kaviljet e këmbët ujë termal, që ka një efekt lehtësues.
Edhe cikli e ndien
Jo vetëm negativisht. Shtimi i qarkullimit në nivelin e legenit, së bashku me efektin antienjtës të
nxehtësisë në muskuj, është një ilaç për ato që vuajnë nga dhembjet e menstruacioneve. Në fakt, ngërçet zbuten, sepse muskulatura e mitrës çlirohet. Nga ana tjetër, është rreziku që fluksi menstrual është shumë i bollshëm dhe zgjat për shumë ditë. Për të ndaluar humbjen e hekurit që lidhet me hemorragjinë menstruale këshillohet që ato ditë të merrni ilaçe homeopatike.
…Dhe natën shihni më pak ëndrra
Po çfarë mund të themi për ato netë që i kaloni pa gjumë? Me atë vapë që bën është diçka normale. Jo vetëm që gjumi shqetësohet nga zhurmat që depërtojnë nga dritarja e hapur ose nga zukama e mushkonjave. Një ndihmë për të bërë një gjumë të qetë vjen nga glukonati i litiumit homeopatik: një ampulë në ditë, në periudhën e pagjumësisë, do t’ju ndihmojë të flini. Dhe sigurisht edhe të ëndërroni.
Ka ardhur koha të hiqni 200 kalori!
- Nevojat tuaja ditore në stinën e verës duhet të pakësohen edhe 200 kalori, nëse doni të mbani linjat. Sepse me të nxehtët metabolizmi ngadalësohet dhe digjni më pak.
- Gjatë verës, kur jeni me pushime, bëni një jetë më dinamike që ju ndihmon të kompensoni “dembelizmin” metabolik. Por ata që mbeten të gozhduar pas tryezës së punës, duhet të programojnë patjetër heqjen e disa karbohidrateve, duke filluar nga akullorja, picat dhe makaronat.