Cilat janë disa nga ushqimet për t’u evituar gjatë verës
Të skuqurat
Në fakt do të ishte mirë t’i eliminonit gjatë gjithë vitit. Por duke qenë se kalojnë në një proces tretjeje të ngadaltë, shkaktojnë ndjesi përgjumjeje dhe rëndese. Shkoni për ushqime të gatuara sa më pak.
Ushqimet pikante
Spec djeges dhe ereza te tjera pikante eshte mire t’i evitoni gjate veres, pasi jane shume te veshtira per t’u tretur.
Pijet me gaz e sheqer dhe alkooliket
Është e vërtetë që pijet e ftohta freskuese japin ndjesinë e shuarjes së etjes më shumë se uji. Por sheqernat dhe ëmbëlsuesit e shumtë artificialë veprojnë si diuretikë, duke rritur rrezikun e dehidratimit. Më mirë pini ujë, por jo akull sepse mund t’ju shkaktojë dhimbje koke. As pije alkoolike.
Bulmeti
Nje gote e ftohte me qumesht mund te duket freskues gjate veres, por pasi ta konsumoni, qumeshti fillon te nxehe trupin. Gjalpi dhe djathi duket se kane te njetat efekte. Nxehtesia qe sjellin produktet e bulemtit mund te mos jete aq i forte sa ai i ushqimeve pikante, por me siguri do ju shkaktoje probleme me stomakun.
Hamburgeret
Mishi i pagatur mire ju vendos ne rrezik te madh per t’u prekur nga nje nenlloj i bakrerit E. coli. Mishi i grire qe perdoret per hamburgeret eshte me i rrezikshmi. Edhe mishin e kuq me mire evitojeni. Shumë kalori dhe yndyrna, perfekte për dimrin, por të vështira për t’u tretur në verë. Më mirë preferoni pulën dhe gjelin e detit.
Salca të gatshme
Makaronat nuk duhet të mungojnë në një dietë të ekuilibruar por duhet të bëni kujdes me salcën. Braktisni salcat e gatshme dhe të ringrohura. Nderkohe qe salca karbonara absolutisht jo.
Ushqime delikate
Ngrohja rrit rrezikun e kontaminimit të ushqimeve, kështu që mos i lini për shumë gjatë jashtë frigoriferit sidomos ushqimet me pana, kremrat e përgatitura me vezë, majonezë etj.