Piktorja Monika Molloholli: Te jesh artist do te thote dhurate e krijuar nga Zoti

Monika Molloholli rrjedh nga nje familje intelektualesh me babane, Mehmetin, inxhinier kimist dhe nenen, Bakushe, mesuese filozofie. Monika eshte nena e dy vajzave te vogla te mrekullueshme, Viola e Virginia. Piktura ka qene gjithmone si nje obsesion per Moniken: “Piktura është pjesë e jetës sime, ajo me stimulon mua vazhdimisht”- thote artistja.

Kur keni filluar te pikturoni dhe kush ju ka shtyre drejt ketij pasioni?

Kam filluar te pikturoj qe ne vogeli. Pikturoja shpesh me lapsa ose me copeza qymyri neper copa letrash ose ne kartone (me aq mundesi te pakta sic ishin ne ato vite te komunizmit ne Shqiperi). Qe ne moshe te vogel frymezimin rreth ketij arti te bukur e mora nga xhaxhai im, piktori i njohur elbasanas Hilmi Molloholli,  i cili  fatkeqesisht nderroi jete ne moshe te re. Ai ka qene per mua edhe mesuesi im i pare dhe frymezuesi im rreth  artit te bukur te piktures. Fale tij kam mesuar shume rreth piktures dhe ngjyrave me te cilen shpaloset ajo.

 

Cfare mendoni kur shikoni punimet tuaja?

Shpesh here duke veshtruar pikturat e mia ve re se drita eshte edhe elementi mbizoterues tek to, e kjo nuk eshte nje fakt i kerkuar, por eshte nje gje instiktive. Rendesi dhe vlere per mua eshte qe cdokush te pikturoje me ngjyrat qe ai vete ndien. Jam shpesh edhe nje vezhguese e  mprehte e botes qe me rrethon, mjedisit tim te perditshem dhe stimujve e  situatave qe me frymezojne.

Cfare ju nxit ose frymezon qe te pikturoni?

Shpesh nuk mendoj shume rreth objektit qe deshiroj te pikturoj, por nis te pikturoj dhe personazhet me vijne vetevetiu. Kur une nis te pikturoj jam gjithmone e qete dhe terhiqem plotesisht nga bota e jashtme, por kam nje mardhenie te drejtpersedrejti gati fizike me ngjyrat: me pelqen t’i shtrydh nga tubetat, t’i perziej e t’i manipuloj duke i pare ato te shkelqejne kanavacen.

Nuk eshte e thene qe piktura duhet te shpehe gjithmone nje mesazh, mjafton qe ajo te trasmetoje emozione tek shikuesi. Une jam nje person qe e adhuron jeten, naturen, ambientin etj, per mua themelore eshte lidhja familjare, miqesia e preferoj qe rreth pikturave te mia si artiste te flasin te tjeret. Une mendoj se kam shume per te mesuar si njeri, por edhe si piktore e kete e kuptoj cdo dite qe kalon. Do te doja qe te gjeja me teper kohe per te pikturuar e per te zbuluar, per te kerkuar e shprehur ate cfare une ndjej brenda edhe pse ndonjehere me ndodh edhe ne menyren imponuese. Me pelqen shume modestia tek njerezit (edhe pse une shpeshhere nuk arrij ta nxjerr jashte vetes  ate ne menyren e duhur).

Me cfare merreni tjeter, pervec piktures?

Dita ime e punes eshte e ndare ne dy pjese te saj. Pervec arsimit, si mesuese e gjuhes gjermane, punoj njekohesisht edhe me producentin e njohur te Rai 3, Z. Casiraghi, me te cilin jemi duke publikuar se shpejti jo vetem online nje fjalor ne kater gjuhe te botes. Ne kete fjalor, edhe gjuha jone e bukur shqipe do te kete rolin e saj kryesor. Fjalor anglisht – gjermanisht – italisht  dhe shqip.

Cfare eshte artisti per mendimin tuaj?

Artisti per mua eshte nje njeri i paster, pastertia e te cilit qendron tek te qenit nje femije i perjetshem. Eshte e nevojshme te provosh vuajtet e ndertimit te vete jetes e krijuar gjithashtu nga lotet e gjaku. Duhet te vejme dashuri ne gjithcka qe ne bejme, cfaredolloj zanati duhet te suportohet nga forca e dashurise per ate cfare je duke bere, perndryshe gjithcka eshte e humbur.

Per mua artisti nuk ka limit, nuk ka fre, nuk njeh mure moralesh apo caqe dogmash, artisti luan me endrrat, deshirat, egot, erresirat dhe dritat qe cdo njeri mbart ne vetvete. Te jesh artist do te thote dhurate e krijuar nga zoti.

Cfare ju pelqen me shume te pikturoni?

Motivet e pikturave të mia janë kryesisht natyra, portretet dhe kujtimet e fëmijërisë. Por shpesh here nxitem edhe nga vajza ime Viola (6 vjeçe) e cila me frymëzon edhe me historitë e saj fëmijërore. Kam pasion edhe portretet e shume filmave vizatimorë (natyrisht i bëj për të kënaqur vajzën time).

A keni ndopak kohe te lire dhe si e kaloni ate?

Kohen time të lirë e kaloj me pikturën, poezine dhe përkthime nga gjuhët e huaja, pa lënë pas dore edhe muzikën (kitaren time te preferuar) e cila është pasioni im.

Si i perballoni kritikat?

Shpesh here jam hasur edhe me kritika te ndryshme rreth pikturave te mia, megjithate i kam mirepritur dhe i mirepres gjithmone kritikat nga njerez te talentuar te artit dhe pse jo edhe nga njerezit e thjeshte. Kritika per mua do te thote: Detyra ime kryesore është që të mos shikoj në largësinë e mjegullt të së ardhmes, por të veproj tash në drejtimin që e shoh. Kritika me ben qe te jem nje degjuese e mire e te nxitem per t’u permiresuar me tej. Kritika është mënyrë e reagimit, e cila për të gjithë është e tepërt. Të gjithë e kanë në rezerva dhe e shpërndajnë, falas, e kërkoi kush apo jo. Ndersa kritika e padrejte per mua do te thote nje kompliment i fshehur. Sigurisht secili nga ne ka muzeun e tij imagjinar, ka preferencat e tij ndaj pikture, figurative apo abstrakte, ka autoret e tij te preferuar.

Cilet ju vete cilet autore preferoni?

Mund te them se preferoj me teper autoret e Rilindjes italiane me treshen e famshme: Da Vinci, Michelangelo e Raffaello. Piktoret flamande me Rembrandt, Brughel e Vermeer, ato spanjolle me Goya, El Greco etj. Edhe ate franceze me Chagall e Picasso, pa harruar njekohesisht edhe piktoret e mi te preferuar Van Gogh e Renoir.

Çfare eshte piktura per ju?

Picasso ka shprehur: Per mua piktura eshte nje veprim dramatik ne te cilin realiteti eshte shperbere.  Piktura eshte me e forte per mua, ajo me ben te bej gjithcka qe deshiroj. Pikturen gjithashtu e kam te trasheguar edhe nga mamaja ime e cila qe e vogel me mahniste me vizatimet e saj duke me thene se nje vizatim ka gjithmone brenda tij nje histori. Ne nje veper arti te vertete eshte  i vizatuar cdo kalim i vete jetes.

Piktura shpeshhere eshte nje sekret midis meje dhe vetes, nje lidhje misterioze midis meje dhe asaj qe pikturoj, eshte modeli im. Piktura vjen nga nje vend ku fjalet nuk mund te shprehen. Ajo transformon hapesiren ne kohe, eshte nje poezi e cila shikohet por nuk degjohet. Piktura per mua do te thote gjithashtu nje poezi te heshtur. Piktura eshte nje mrekulli, qe kerkon shume mund per te qene e tille, per gjate gjithe jetes.

 

Ne mbyllje te kesaj intervisteje dua te falenderoj te gjithe stafin tuaj te mrekullueshem me punen e jashtezakonshme qe beni ne njohjen e talenteve te reja, pa harruar te falenderoj te gjithe familjen time dhe prinderit e mi te cilet me inkurajojne gjithmone ne ecjen me perpara ne drejtimin e kesaj fushe te re, te ketij arti te bukur. Falenderoj edhe dy vajzat e mia te cilat me qendrojne prane sa here qe une pikturoj e me entuziasmojne ne vazhdimesine e kesaj rruge te bukur te artit.

femra-moderne.com