Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi: 2 modelet shqiptare ne New York Fashion Week

Në New York Fashion Week sfilojnë dhe dy modele shqiptare: Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi

Në New York po zhvillohet Java e Modës, ngjarje kjo që ka marrë vëmendje nga e gjithë bota. Por, shqiptarët kësaj radhe kanë pasur një arsye edhe më të fortë që ta shohin këtë ngjarje sepse aty nuk munguan edhe bukuroshet shqiptare të cilat shkëlqyen në pasarelë.

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, modelet shqiptare të cilat prej një viti janë shpërngulur në Amerikë, atje ku dëshirojnë të bëhen pjesë e pasarelave botërore, duket se po ja dalin për mrekulli.

Adrola ka sfiluar për koleksionin e vjeshtës së LaQuan Smith dhe ka publikuar fotografi ku ajo duket jashtëzakonisht bukur.

Gjithashtu edhe modelja Xhesika Berberi, e cila edhe më parë ka sfiluar në pasarelat e New York Fashion Week, si dhe për Sherri Hill, kësaj radhe është bërë pjesë e Javës së Modës.

Marrjen pjesë në New York Fashion Week e ka njoftuar vetë modelja me anë të disa fotove në Insta Story ku është duke u bërë gati para shfaqjes.

Dy modelet shqiptare kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një prej sfilatave më të famshme dhe më të diskutuara në botë atë të “Victoria’s Secret”, ndërsa me paraqitjen e tyre ne sfilatat e new York Fashion Week, ato kanë dëshmuar që mund t’ja dalin edhe në një sfilatë të madhe botërore.

femra-moderne.com