Aktori Mel Gibson do të bëhet baba për herë të nëntë

Mel Gibson po pergatitet të bëhet baba për herë të nëntë në moshën 60 vjeçare.

Sipas revistës amerikane People, e fejuara 26 vjeçare Rosalind Ross është shtatzënë. Cifti po presin femijen e tyre te pare se bashku. Lajmi është konfirmuar nga bashkëpunëtore të aktorit dhe regjisorit. “Mel dhe Rose janë shumë të kënaqur për fëmijën”, tha një mik i çftit.

Gibson, fitues i çmimit Oscar për regjinë e ‘Braveheart’, ka shtatë fëmijë nga martesa e tij me ish gruan Robyn Moore – vajzen Hannah, dhe djemte Edward, Christian, William, Louis, Milo dhe Thomas qe kane lindur para se cifti te ndahej ne vitin 2006. Ai gjithashtu ka edhe nje vajze 7 vjecare me emrin Lucia, nga fejesa me pianisten Oksana Grigorieva, me te cilen ndejten bashke per 1 vit. Ndersa femija qe pritet te lindi se shpejti do jete i nenti per Mel Gibson.

Sipas revistes People, cifti eshte shume i lumtur nga ky lajm. Me sa duket Mel-it i pelqen shume te jete baba dhe ai se bashku me Rose mezi presin te behen prinder se bashku. Dy vitet e fundit qe kane kalaur me njeri-tjetrin ka qene nje nga periudhat me te lumtura per aktorin.

Filmi i fundit i Gibson, mbi dramën e Luftës së Dytë Botërore “‘Hacksaw Ridge’ u shfaq në Festivalin e kinemasë në Venezia dhe do të shfaqet në kinema në 4 nëntor.

femra-moderne.com