Aktorja e njohur Margot Robbie i ka dhënë fund thashethemeve se ajo mund të jetë martuar gjatë fundjavës me të dashurin e saj prej disa vitesh, Tom Ackerley.
Ajo postoi në Instagram një foto ku duket duke u puthur me të dashurin, ndërkohë që tregon unazën e martesës në dorën e majtë.
https://www.instagram.com/p/BOOYJdXj6Vs/?taken-by=margotrobbie
Më pas në rrjet janë publikuar foto të tjera nga martesa e saj dhe detajet e ceremonisë.
Burime pranë gazetës Australiane Northen Star thonë së pjesë e menusë së martesës ishin pica ndërsa për ëmbëlsirë kishte drithera Coco Pops.
Klikoni ketu per te pare fotot e dasmes.
Aktorja e Suicide Squad u fejua me Ackerley gjatë verës. Çifti janë njohur në vitin 2013 gjatë xhirimeve të filmit World War 2.
Ajo gjithashtu ka interpretuar dhe me aktorin Leonardo Di Caprio, në një ndër filmat më të shikuar The Wolf of Wall Street, në rolin e gruas së më të madhit të bursës amerikane, pra të Leonardo Di Caprios.