Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) këshillon qytetarët të tregohen të kujdesshëm kur blejnë dhe konsumojnë ushqimet.
- AKU këshillon te zgjidhni ushqime të sigurta dhe të shëndetshme.
- Produktet duhet t’i blini të shoqëruara me kupon tatimor, si element i gjurmueshmërisë
- Lani duart, sipërfaqet ku gatuani
- Ushqimet e përpunuara të ndahen nga ushqimet e gatshme për të parandaluar kontaminimin e tyre.
- Gjithashtu AKU këshillon për një ushqim të sigurtë duhet të përdorni temperaturën e duhur gjatë gatimit për secilin produkt.
- Po ashtu rëndësi ka ruajtja e duhur e ushqimit në frigorifer. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve të dëmshme.
- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënvizon se për çdo produkt të pasigurt denonconi pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ( e-mail: [email protected], numri i gjelbër 08007575, rrjeti social Facebook i AKU-së).