Akullore me mjaltë, dekoruar me luleshtrydhe

Pergatisni vete nje akullore me mjaltë dhe zbukurojeni me luleshtrydhe (me mire nese jane te vogla) dhe sheqer të djegur.

Përbërësit për 4 persona:

  • 2 të verdha veze,
  • 1 e bardhë,
  • 370 ml qumësht,
  • 250 g mjaltë,
  • 250 g panë,
  • 1 kuti me luleshtrydhe pylli,
  • Për karamelin: 125 g sheqer dhe 30 g ujë.

Menyra e pergatitjes

  • Rrihni të verdhat e vezëve dhe të bardhën me pak kripë derisa përgatesa të bëhet e njëtrajtshme.
  • Në një tenxhere vakni qumështin me mjaltin. Bashkoni vezët dhe gatuajeni në banjëmari duke i përzier, për të trashur kremin.
  • Hiqeni nga zjarri, shtoni panën dhe lëreni të ftohet.
  • Për karamelin, shkrini sheqerin me ujë, në një temperaturë të ulët. Kur masa të zverdhet, vendoseni tenxheren në ujë të ftohtë për të ndalur gatimin. Fusni një pirun tek karameli: nëse shurupi ka dendësinë e duhur, duke e ngritur, duhet të krijohen disa fije.
  • Akulloren servireni duke i hedhur sipër luleshtrydhet dhe fijet e sheqerit të djegur.
MUST. MAKE. THIS. Honey Ice Cream from spicedblog.com #summer #icecream #honey