Artistja Alma Hoti Memo nepermjet nje statusi ne facebook ka shfryre te gjithe mllefin qe te githe ne e ndjejme per gjithcka shohim dhe jetojme cdo dite ne vendin tone, per gjithcka te shemtuar e asgje te bukur… Dhimbje dhe trishtim per 50 vite diktature qe jetuan ne kurriz prinderit tane. Dhimbje, vuajtje per brezin tone qe keto 25 vjet na i vodhen barbarisht duke na masakruar ne cdo drejtim e duke na lene ne udhekryq me semafor portokalli te ndezur. Na degdisen rrugeve te botes pa meshire e sot degdisemi pa busull orinetimi, rrugeve te vendit tone.
Ka ardhur koha per te leshuar nje sinjal te fuqishem SOS qe uleret aq fort sa te tunden malet nga tmerri dhe dhimbja. Shoqeria jone ne kohe rekord ne vetem 25 vjet ka arritur te injektoje brenda vetes dhe t’i ktheje ne standard jetese gjitha te zezat e shoqerive ne bote. Si ka mundesi qe shkaterruam gjithcka te mire dhe e vlere qe kishim si shoqeri? Si ka mundesi qe nuk kemi me as cipe, as moral , as dashamiresi, as besnikeri, as vlera e as tradite? Si ka mundesi qe po rrisim nje brez te dhunshem, te paedukuar, te pakulturuar, nje brez qe i di te gjitha pislliqet ne maje te gishtave qe ne moshen 10 vjecare dhe qe ne vend te edukimit i ofrojme harbimin? Gjen rralle e per malle, familje te shendosha, femije qe ne vend te celulareve kane ne dore libra, femije qe ne vend te gjithe fjalorit ordiner, apo kapricove dhe perplasjeve ne rruge, perdor fjale mirsjelljeje. Si ka mundesi qe te kemi arritur deri ne pikat me ekstreme te kafsherise?
E pra rasti i tmerrshem i femijeve ne Shkoder eshte alarmi i zi per ate qe na pret neser…
Nese nena te tilla qe punojne ne administrata dhe jane ne dikastere te rendesishme shteterore anembane vendit, jane monstra te tilla dhe krijojne mostra te tille, cfare mund te presim nga ata prinder qe jane rrugeve gjithe diten ne kerkim te bukes se femijeve? Jemi nje vend qe ne 25 vjet nuk njohim frike as nga shteti, as nga policia e as nga Zoti, na tremb vetem plumbi kokes.
Jemi nje vend ku turpi, imoraliteti, hajduteria, pervesiteti, krimi jane pjese e pandare e jetes e madje jane kthyer ne trend jetese. Te gjithe e dine qe, te besh te gjitha krimet e mundshme, prape, gjen shpetim e madje nderim. A ke para, a ke miq se nga horr e vrases, behesh drejtor, biznesmen e deputet. Eshte per te uleritur me oiii dhe per t’i rene murit me koke, po te jetosh ca dite ne mes te moshave 9-14 vjec neper shkolla, apo te asistosh ne ore mesimi, e te shohesh nivelin e nxenesve dhe mesuesve. Eshte per te grushtuar koken po te kalosh ca ore neper admistrata, gjykata, spitale, ne Tirane, se po te guxosh te kalosh Tiranen, ne cdo qytet ku do shkelesh, do humbesh ndjesine e te qenurit njeri. Dhe do te duket vetja ne epoken parahistorike.
Sa here perpiqem te bind veten se nje dite, ky vend do behet, aq here i them vetes, KY VEND KA MARRE FUND. GJITHCKA SHKON MBRAPSHT DHE SHTREMBER DHE ASGJE NUK SHKON DREJT DHE DUHUR. MJAFT ME ME FASADA, LAJLE LULJE SE NUK I HA ME AS GOMARI.
Po rrisim nje brez duke i ofruar si vlera, antivlerat, po i mesojme se “profestitucioni” me mikrofon, klubeve, zyrave, klasave, eshte menyra me e shpejte per te bere para per te siguruar pune dhe per te marre shkollen pa hapur nje liber. Po rrisim nje brez ku burre, zotni, bos, quhet ai qe vjedh, vret, mashtron e lepihet sa me shume. Ku shkolla nuk te hyn ne punen se e siguron ne forma te tjera. Sa me analfabet dhe i keq te jesh aq me i sukseshem je dhe aq me lart ngrihesh ne pozite.

Po rrisim nje brez ku shembelltyre te intelektit qe ka ne dore fatin e vendit i ofrojme nje stalle te perbere nga derra, palaço e horra qe quhen burra shteti e ata jane pike referime qe ata do ndjekin neser. Po rrisim nje brez ku i tregojme se i forti e ben ligjin vete si i do dhe kur i do. Se rregullat, taksat, ligjet, gjobat, prangat, vuajtjet, papunesia, varferia, te gjitha jane vetem ne kurriz te popullit te thjeshte, ndersa ketyre horrave dhe horreve, qe vishen me ngjyra te ndryshme, por lepihen ne nje sahan, ketyre hajduteve, vandaleve, kriminelave te vertete, nuk i hy ferre ne kembe. Po i mesojme se sa me te piset e te degjeneruar te jene, aq me e forte behet koraca e tyre e aq me para ecin. Une nuk di si do i veje halli ketij vendi se kete vend nuk ka kush ta beje me. Ne kete vend nuk ka asnje dritare qe gjeneron vlera, dinjitet, kulture, integritet, por vetem plehra, plehra ne media, plehra ne institucione, plehra ne gjykata, shendetesi, arsim, art… Ketij vendi ja kane bere gropen te zotet e shtepise dhe ne po na shembet tavani mbi koke, nderkohe qe ata para gjumit bejne bilancin e turrave me lek qe kane e ne cilen banke do t’i transferojne; cilin tender do gllaberojne dhe cfare tenderi do shpikin. Ke do bejne kurban neser, apo ke do hedhin ne rruge? Cili vend i botes i ka mbetur pa shetitur, ku do ta bejne shopingun e rradhes mijera eurosh, makinen e fundit qe do blejne, vilen qe do ndertojne, apo ne cilin shtet do shkollojne femijet…
Kemi arritur ne piken kritike ku po na rrezohet nen kembe e ardhmja e femijeve tane. Ku po shkojme keshtu? Duhet te bejme dicka se ndryshe jemi te marre fund. Sa me shume dobesohemi ne, aq me shume forcohen ata.
Nuk kemi as ku te qahemi e as ku te gjejme zgjidhje, se te gjithe kane nje fytyre, ate te kafshes se eger. Te gjithe jane te lyer me …. dhe kane gjurmet ne shkaterrimin e ketij vendi, kesaj shoqerie. Ky status eshte nje mllef per gjithcka shoh dhe jetoj cdo dite, per gjithcka te shemtuar e asgje te bukur… Dhimbje dhe trishtim per 50 vite diktature qe jetuan ne kurriz prinderit tane. Dhimbje, vuajtje per brezin tone qe keto 25 vjet na i vodhen barbarisht duke na masakruar ne cdo drejtim e duke na lene ne udhekryq me semafor portokalli te ndezur. Na degdisen rrugeve te botes pa meshire e sot degdisemi pa busull orinetimi, rrugeve te vendit tone. AH QE S’JU BIE MALARIA…