Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njofton qytetarët shqiptarë për një tjetër ndryshim në procedurat për aplikim për viza turistike.
Në një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ambasada ka dhënë një këshillë mbi përfitimin e kësaj vize. Sipas ambasadës së SHBA-ve, tashmë nuk duhet garancia nga sponsori.
“Ja dhe këshilla mbi vizat për këtë javë: nuk na duhet garancia nga sponsori kur aplikoni për vizë turistike (e kategorisë B1/B2) – kështu që lëreni garancinë në shtëpi! Jemi në pritje të bashkëbisedimit me ju sot dhe përgjatë javës!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Per diten e intervistes duhet fleta e konfirmimit, pasaporta juaj dhe nje fotografi 5X5. Po nderkohe hapat e aplikimit i gjeni ne faqen zyrtare ketu.