Anbeta Toromani u rikthye në Shqipëri, duke u bërë pjesë e spektaklit më të ri “Virtuozët“.
Ajo i kishte munguar botës së artit shqiptar dhe tani vendosi të kthehej. Ne fillim ishte pjese e “Carmen” e baritonit Gëzim Myshketa, premiera e te ciles ishte ne fund te janarit. Tani eshte anetare e jurise ne spektaktin e talenteve “Virtuozet”.
E pyetur nga Inva Mula, sopranoja me famë botërore që moderon spektaklin, se si e përshkruan rikthimin e saj në Shqipëri, ajo tha: “Vajta kalova gjithë Italinë, askund nuk gjeta si Shqipërinë“.
Anbeta Toromani e nisi karrierën si balerine në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe më pas eksperienca e saj në emisionin “Amici” të Maria de Filippi shërbeu si një trampolinë, për t’u ngjitur në skenat më të mëdha italiane.