Angelina Jolie dhe femijet ne terapi: Po kalojne nje periudhe traumatike

Revista People i ka kushtuar kopertinen e radhes Angelina Jolie-s dhe Brad Pitt-it.

Dy jave pasi ajo firmosi letrat e divorcit nga Brad Pitt, Angelina Jolie po “qendron e forte per hir te femijeve te saj”. E gjithe familja po lufton për t’u përballuar me jetën pas ndarjes, i tregon nje burim i afert revistes People. Burimi thote se Jolie dhe te gjithe femijet kane filluar terapi: “Po kalojne nje situate traumatike.”

Ne historine e kopertines se re te revistes, po i njejti burim tregon me detaje “prapaskenat” e negociatave te divorcit. Lufta e ciftit per femijet e tyre dhe zenka e avionit qe u be shkak per ngjarjet e mevonshme jane nen hetim nga Departamenti i Sherbimit te Femijeve dhe Familjes ne L.A.

Jolie, 41 vjec dhe gjashte femijet e saj po i kalojne javet e para pas ndarjes te vecuar ne nje shtepi me qera ne nje zone te Los Angeles-it. Se bashku me ta jane miq te aktores dhe vellai i saj James Haven.

Avokati: Arsyeja e divorcit te Angelina Jolie nga Brad Pitt

brad-angelina2

“Ajo beri ate veprim qe mendoi se duhej te bente, per te mbrojtur sigurine e femiejve” – thote nje burim per revisten People.

Nderkohe qe nje burim tjeter i tregon revistes People se Brad Pitt po kalon nje periudhe shkaterruese. “Ngjarjet e javeve te fundit ja kane thyer zemren. Jo vetem per menyren se si jane portretizuar ne sy te publikut, por edhe sepse familja e tij ndihet e kercenuar per te ecur perpara”.

Brad Pitt nën hetim nga FBI për dhunë ndaj djalit Maddox

Si Angelina edhe Brad shqetesohen per të ardhmen e fëmijëve të tyre. Jolie dëshiron te kete ajo kujdestarine, Pitt do qe ta kene te dy kujdestarinë e gjashte femijeve te tyre – Maddox, 15, Pax, 12, Zahara, 11, Shiloh, 10 dhe te binjakëve Vivienne dhe Knox, 8 vjec.

Në shtëpi se bashku me mami Angelina-n, ata kanë qenë duke shikuar filma dhe duke luajtur në pishinë. “Ata nuk jane larguar per asnje moment nga shtëpia me qira për ditë me radhe”, thotë një burim i afërt me familjen. “Kjo eshte e vështirë për të gjithë ata. Pasi jane mesuar te bejne shume aktivitete dhe te kene më shumë argëtim, kështu që është e vështirë për ta qe të qëndrojë në shtëpi. Nderkohe qe fëmijët e vegjël akoma nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh.”

femra-moderne.com