Angelina Jolie është muza e parfumit të ri Guerlain.
Thierry Wasser, eksperti i parfumeve Guerlain u frymëzua nga Angelina Jolie për të krijuar një aromë femërore që të arrijë të shprehë “shënimet e një gruaje”, si zgjedhjet, emocionet dhe ëndrrat.
Lidhja mes aktores dhe Guerlain u forcua dhjetorin e 2015 në Kamboxhia, ku Jolie ishte duke punuar me xhirimet e filmit të parë të saj si regjisore “First They Killed My Father”.
Aktorja u zgjodh nga shtëpia kozmetike franceze e themeluar në 1828 , jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe mbi të gjitha për vlerat e saj.
“Krijojmë parfume për gratë që admirojmë”, tha Jacques Guerlain, themeluesi i parfumeve mitike si Guerlain Shallimar, L’Heure Bleue dhe Mitsouko.
Parfumi i ri u krijua pikërisht duke ndjekur ëndrrat e fëmijërisë së Angelina, në mënyrë të veçantë dashurinë e nënës së saj për pudrën klasike të Guerlain.
Angelina Jolie, e famshme për impenjimin e saj humanitar, është ambasadore e UNHCR për refugjatët dhe bashkëthemeluese e iniciativës për parandalimin e dhunës tek gratë, ka dhuruar për bamirësi të gjithë pagesën e marrë nga Guerlain për fushatën reklamuese të parfumit të ri.
Nuk dihen detaje te tjera per Mon Guerlain, por aroma do te prezantohet ne muajin mars.
https://femra-moderne.com/letra-publike-e-brad-pitt-per-angelina-jolie-nuk-eshte-ashtu-sic-mendojne-te-gjithe/