Angelina Jolie flet për herë të parë në publik lidhur me fundin e “vështirë” të martesës së saj me Brad Pitt dhe ndikimin që pati tek gjashtë fëmijët e tyre.
Kane kaluar 5 muaj tashme qe nga dita kur Angelina Jolie, nje nga yjet me te dashura te Hollywood-it, vendosi te ndahej nga bashkeshorti, kolegu Brad Pitt. U desh te kalonte gati gjysme viti qe aktorja te fliste dhe te dilte nga heshtja ne te cilen ishte mbyllur per t’u mbrojtur nga dhimbja.
Ylli i Hollivudit është në Kamboxhia bashkë me fëmijët, për promovimin e filmit të saj të ri First They Killed My Father. Aktorja hpërtheu në lot teksa e pyeten për jetën e saj personale gjatë një interviste ekskluzive për BBC News.
“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveçse të them se ishte një periudhë shumë e vështirë dhe ne jemi një familje, dhe gjithmonë do të jemi një familje”, rrëfen ajo mes emocionesh.
“Ishte shumë e vështirë. Shumë njerëz e gjejnë veten në këtë situatë. E gjithë familja ime ka kaluar atë periudhë të vështirë”, vijon më tej aktorja 41- vjeçare.
Një betejë e hidhur mbi kujdestarinë e fëmijëve doli në media, pasi Jolie kërkoi divorcin nga Pitt në shtatorin e kaluar. Ajo fitoi kujdestarinë e plotë të fëmijëve, pas një incidenti në avion teksa familja kthehej në Los Angeles nga Franca.
Por më pas çifti i famshëm arriti një marrëveshje në janar për të nënshkruar dokumentet e kujdestarisë.
“Fokusi im janë fëmijët e mi, fëmijët tanë. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë një familje dhe ky është qëllimi im. Po përballem me gjetjen e mënyrës për tu siguruar se kjo na bën më të fortë dhe më të bashkuar”, shpjegon ajo për BBC.