Angjinare “alla romana”

Angjinare me bathe te fresketa eshte nje nga recetat me te mira per t’u shijuar, mbi te gjitha ne pranvere.

Angjinarja është një bimë anti-oksiduese që lufton dhe radikalet e lira, të cilat gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit. Tek angjinarja ka shumë përbërës fenolik si dhe anti-cianikë. Në përbërjen e angjinares gjejmë një tjetër anti-oksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit. Ajo ka në përbërjen e saj shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit 2. Permban baker, magnezium, hekur, vitamina B9, vitamina K, kalcium, kalium, fosfor etj.

Argjinarja ka një efekt të mrekullueshëm mbi mëlçinë dhe është një diuretik i mrekullueshëm. Angjinarja ka gjithashtu cilësi të tjera kurative. Ajo eliminon toksinat e shumta që kemi në organizëm, shërben kundër lodhjes dhe lehtëson tëmthin për evakuimin e lëngjeve.

Si te pergatisim Angjinare “alla romana”

Përbërësit për katër persona: 4 angjinare, 200 g bizele të freskëta, 200 g bathë të freskëta, një qepë, verë e bardhë, vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz

Përgatitja:

  • Pritini angjinaret nga majat dhe hiquani gjethet më të forta. Pritini pergjysme dhe pastrojini ne mes.
  • Priteni qepën në rrota.
  • Futini angjinaret në një tenxhere, mbulojini me bizelet dhe bathët, shtoni qepën, kripën, piperin, verën e bardhë, vajin, mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë me flakë të ulët për 40 minuta.
  • Spërkatini me pak vaj dhe majdanoz te grire dhe servirini.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search