Antipastë: Shisha misri

Nje antipaste vertete interesante dhe terheqese. E pershtatshme pe stinen e veres, per nje dreke te kendshme ne ballkon ose verande.

Përbërësit për 4 persona:

  • 16 domate të vogla,
  • 1 patate e madhe,
  • 1 misër i zier,
  • 1 spec i verdhë,
  • 8 kunguj të vegjël,
  • vaj ulliri,
  • kripë,
  • piper

Menyra e pergatitjes:

  • Qëroni pataten, lajeni dhe priteni për së gjati, në feta shumë të holla.
  • Pritni në copa të vogla edhe misrin dhe kungujt e larë.
  • Lani domatet dhe specin. Këtë të fundit priteni në copa katrore.
  • Në një shkop prej druri fusni perimet e përgatitura, duke i alternuar: një copë misër, një domate, një fetë kungull, spec, një fetë patate e rrotulluar si cigare…
  • Vazhdoni kështu derisa të mbushni 8 shkopinj. Lyejini me vajin e ullirit, hidhuni piper dhe skuqini në një tigan, ose piqini në skarë ose në furrë.