Arlinda Garuci është një sipërmarrëse e re, plot ambicie, jo vetëm për ta bërë biznesin e saj të shkojë përpara, por mbi të gjitha, për të ushtruar profesionin e saj në dobi të promovimit të një stili të shëndetshëm jetese, që lidhet me konceptin e mirë ushqyerjes, të alternuar me aktivitet fizik, një kombinim që të jetë mundësinë të jesh në formë, pa eleminuar asnjë element të domosdoshëm për organizmin tonë. “Mund të arrihen të gjitha objektivat në rast se nuk mungon vullneti dhe dëshira për të patur një trup të shëndetshëm” – thote ajo.
Ja një shembull sesi mund të jetë një rregjim ushqimor me 5 vakte, ipokalorik, por i shëndetshëm.
E HENE:
Mëngjesi: 200 gr. qumësht me pak yndyrë; Dy fete biskotate me 15 gr. reçel;
Snack: Dy kivi;
Dreka: 80 gr. oriz integral me 10 gr. djath grana; 100 gr. peshk me sallatë jeshile;
Snack: Një kos activia;
Darka: 50 gr. bukë integrale; 200 gr. finok të zier ose të freskët; 80 gr. gjoks pule.
E MARTE:
Mëngjesi: 200 gr. qumesht me 30 gr. muesli;
Snack: Një mollë;
Dreka: 80 gr. makarona integrale; 50 gr. proshute krudo ose të zier; 200 gr. domate;
Snack: 2-3 feta ananas;
Darka: 50 gr. bukë integrale; 20 gr. ullinj; 200 gr. mashurka ose bishtaja; Një konservë peshk ton pa vaj.
E MERKURE:
Mëngjesi: 200 gr. qumesht me 30 gr. muesli;
Snack: Pak fruta të thata (bajame, arra etj.);
Dreka: 70 gr. makarona integrale; 80 gr. mish viçi të zier; 200 gr. spinaq, gatuar me 10 gr. gjalp dhe 10 gr. djath Grana;
Snack: 2 feta pjepër;
Darka: 150 gr. patate të furrës; 60 gr. salmon; 150 gr. kunguj.
E ENJTE:
Mëngjesi: 200 gr. qitro të shtrydhyr; 2 feta biskotate me 15 gr. reçel;
Snack: 20 kokrra qershi;
Dreka: 70 gr. bukë integrale; 150 gr. bizele, gatuar me domate të freskëta;
Snack: 2 kivi;
Darka: 40 gr. brusketa; 100 gr. patëllxhan; 80 gr. mozzarella.
E PREMTE:
Mëngjesi: 200 gr. qumësht me pak yndyrë; 2 feta biskotate me 15 gr. reçel;
Snack: 2 biskota integrale; 1 filxhan çaj jeshil;
Dreka: 80 gr. oriz integral me 10 gr. djath grana; 100 gr. peshk me sallatë jeshile; tranguj;
Snack: 2 feta shalqi;
Darka: 50 gr. bukë integrale; 200 gr. karçof; 80 gr. gjoks pule.
E SHTUNE:
Mëngjesi: 200 gr. qitro të shtrydhyr; 2 feta biskotate me 15 gr. reçel;
Snack: Një vile e vogël rrushi;
Dreka: 70 gr. bukë integrale; 100 gr. brokoli, 100 gr. lulelakër të zier; 60 gr. proshutë të zier;
Snack: 2 karrota të freskëta;
Darka: 100 gr. peshk (kocë/merluc/levrek); 1 fetë bukë integrale; Sallatë e freskët mikse sipas deshirës.
E DIEL:
Mëngjesi: 200 gr. qumësht me pak yndyrë; 2 feta biskotate me 15 gr. reçel;
Snack: 20 kokrra qershi;
Dreka: 70 gr. makarona integrale me 10 gr. djath grana; 100 gr. peshk me sallatë jeshile;
Snack: 2 feta ananas ose pjepër;
Darka: 50 gr. bukë integrale; 200 gr. finok të zier ose të freskët; 100 gr. gjoks pule.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]