Armina Mevlani ndan me fansat lajmin me te fundit

Armina Mevlani njihet si fashion blogger tashme edhe me gjere se ne Shqiperi. Me gjithe arritjet e njepasnjeshme ne fushen e modes, duket se hapi i radhes ishte ky qe do behet sot.

Pas biznesit dhe blogut, 25 vjeçarja ka vendosur të hap edhe një kanal në Youtube, në të cilin do të publikohen video nga setet fotografike.

Ajo e ka ndarë kete lajm me fansat e saj, me anë të një postimi në Facebook-un personal.

“Jam e lumtur te ndaj me ju lajmin me te fundit! Duke nisur nga neser, perveç ketij posti te ri qe do te jete online neser, do keni mundesine te ndiqni kanalin tim ne youtube qe e lançoj po neser”, ka shkruar Armina Mevlani në profilin e saj.

Ish-Miss Albania, pervecse nje vajze shume  e suksesshme ne fushen e modes dhe biznesit, njihet edhe si e fejuara e Shkelzen Berishes, djalit te Sali Berishes. Nuk dihet akoma se kur do te kete dasme per ciftin, por sigurisht qe po e shijojne sa munden lidhjen e tyre.

femra-moderne.com