Para pak oresh filloi te qarkullonte neper media sociale videoja e nje burri qe dhunonte gruan ne sy te femijeve ne mes te qytetit te Vlores. Mesojme se tashme ka reaguar policia e Vlorës.
Personi që ka rrahur gruan në rrugë është Ilir Paja, ndërsa gruaja e dhunuar ka inicialet M.C. Të dy janë marrë në pyetje në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Mësohet se çifti kishte tre vite që ishin divorcuar, por mesa duket Paja nuk ka hequr dorë nga ish-bashkëshortja. Inatin ndaj saj ai e shprehu ditën e sotme, duke dhënë një shfaqje të trishtueshme dhe dënuese në sy të të gjithëve, sidomos fëmijëve të tyre që ishin spektatorët e parë por edhe bashkevuajtes me nenen e tyre.
Keto jane pamjet tronditese te filmuara nga fotografi Oltion Bardhi:
https://www.facebook.com/Revistafemramoderne2/videos/1189534741066281/
Nje burre i vertete nuk e lendon kurre nje femer. Jo me nenen e femijeve te tij, ne sy te femijeve te tij, ne sy te botes. Nje burre i tille eshte turp per gjithe njerezimin. Nje burre i tille nuk eshte as trim, as i forte, eshte nje plehre!
Forca fizike e një burri dihet para një gruaje! Ky nuk është fajtori i vetëm në këtë sjellje makabre; jemi të gjithë ne! Ne që e pamë dhe bëmë sehir, se cdo dite mund te shohim e degjojme raste te tilla dhe nuk bejme asgje, vazhdojme me shprehjen “tre dite zgjat cudia”.
Ajo qe te habit me shume eshte reagimi i njerezve rreth e rrotull, i gjithe atyre “burrave te mire” qe nuk e di pse nuk e ndalojne: kane frike se mos hane edhe ato ndonje grusht apo shqelm? Apo mire ja ben, se kushedi c’ka bere ajo, burri e di me mire…
Turp per ne si shoqeri, se jemi ne qe i lejojme te ndodhin keto gjera me indiferencen tone, me paragjykimet tona. Me siguri, shume do e gjykojne atë grua si njeriun që coji burrin në polici, qe ngriti koken, qe kundershtoi burrin……..