Arsyeja e ndarjes se Amber Heard nga Johnny Depp, dhuna ne familje

Ishte nje lajm shume i papritur per publikun ai i ndarjes mes dy aktoreve, Amber Heard 30 vjec, dhe Johnny Depp 52 vjec.

Cifti jane njohur ne sheshxhirimin e filmit The Rum Diary ne vitin 2011. Nderkohe filloi te perflitej nje lidhje mes te dyve, e cila çoi ne ndarjen e Depp nga ish-gruaja Vanessa Paradis.

Deri diten e djeshme nuk dihesh arsyet e ndarjes. Pas gjyqit, te gjithe u shokuan kur moren vesh se arsyeja e ndarjes ishte dhuna ne familje. Amber Heard kerkont urdher ndalimi per  Johnny Depp dhe si prove te dhunes se pesuar kishte disa foto te saj me sy te mavijosur.

Foto e paraqitur nga Amber Heard si prove e dhunes se pesuar.
Foto e paraqitur nga Amber Heard si prove e dhunes se pesuar.

Një gjykatës në Los Angeles ka dhënë urdhër kufizimi kundër Johnny Depp nga gruaja e tij Amber Heard, i cili eshte akuzuar për dhunën në familje, tregojnë dokumentet e gjykatës.

Mbremjen e të shtunës së kaluar, sipas një deklarate nga Heard paraqitur dje në mbështetje të urdhrit kufizues, Depp “filloi te fiksohej mbi diçka që nuk ishte e vërtetë” dhe “u bë shumë i zemëruar”. Me pas ka perplasur celularin drejt Heard, duke goditur fytyrën e saj dhe syrin “me forcë ekstreme”. (Ne thonjeza fjalet e perdorura nga ajo ne gjyq). Heard tha se Depp “vazhdoi te me ulëriste, duke tërhequr flokët e mia, më ka goditur dhe me dhunë ka kapur fytyrën time”.

Pasi shoqja e Amber, Raquel Pennington, futet ne shtepi, shikon skenen dhe Johnny-n qe merr nje shishe vere, te cilen kishte qene duke e pire, dhe fillon te thyeje e te perplasi gjithcka qe i del perpara, vazhdon deklarata.

Amber dujke dale nga gjykata
Amber dujke dale nga gjykata

Sipas avokateve te Depp, “Amber është duke u përpjekur të siguroje një zgjidhje të parakohshme financiare duke pretenduar abuzimin”.

Nderkohe qe ky nuk eshte rasti i pare i abuzimit. Documenti tregon edhe per dy incidente te tjera. Ne prill, ne ditelindjen e Amber, kur Depp ka perplasur nje shishe shampanje ne mur dhe i ka perplasur nje gote vere asaj, me pas e ka kapur nga floket dhe e ka shtyre pertoke.

“Gjate gjithe lidhjes tone, Johnny eshte treguar abuzues me mua, si verbalisht edhe fizikisht. Kam duruar shume here abuzimin emocional, verbal dhe fizik nga Johnny, i cili ka pasur sjellje te zemeruar, armiqesore, poshteruese dhe kercenuese kundrejt meje, cdo here qe une vija ne dyshim autoritetin e tij ose nuk isha dakort me te” – eshte shprehur ajo.

Mesohet se ndarja ka ndodhur menjehere pas vdekjes se nenes se Depp, me 20 Maj, Betty Sue Palmer, pas nje semundje te gjate.

Nderkohe qe Amber kerkon nje page mujore prej 50,000 dollaresh nga Johnny Depp, si demshperblim dhe si mbeshtetje ekonomike pas divorcit. Nderkohe qe kjo kerkese nuk eshte pranuar nga gjykatesi, duke e hedhur poshte kete kerkese, te pakten derisa gjykata te informohet per te ardhurat e Johnny Depp, i cili eshte nje nga aktoret me te pasur dhe te paguar te Hollywood-it.

femra-moderne.com