Artriti është një prej sëmundjeve kronike që ul ndjeshëm cilësinë e jetës, kjo për shkak të dhimbjeve dhe deformimeve që kjo sëmundje shkakton ne kyce.
Fakte mbi Artritin:
- Është një nga tre sëmundjet më të shpeshta në Reumatologji dhe prek afërsisht 1% të popullatës. Mbi 50 milion njerëz në botë diagnostikohen me Artrit.
- Nëse keni shqetësime të tipit: dhimbje, skuqje dhe enjtje të artikulacioneve, vështirësi në lëvizje, sidomos pas një periudhe qetësie, temperaturë subfebrile 37-37.5, dhimbje muskujsh dhe dobësi trupore atëherë duhet të drejtoheni për vizitë te mjeku reumatolog.
- Artriti është një sëmundje që po u diagnostikua në fazat e hershme ka më shumë shanse që pacienti të trajtohet në mënyrë efektive dhe si rrjedhojë të ketë një jetë pa dhimbje dhe pa deformime të kyceve.
- Diagnostikimi i hershëm dhe fillimi i mjekimit në kohë është celësi i suksesit për një trajtim të suksesshëm.
Ushqimet që luftojnë dhimbjet e artritit reumatik
- Shkencëtarët kanë krijuar një listë ushqimesh që kanë efekte të mira në simptomat e pacientëve me artrit.
- Frutat më të mira janë kumbullat e thata, shega, rrushi, boronica, molla, pjeshka dhe mango. Të gjitha këto reduktojnë inflamacionin dhe mbrojtje ndaj shkatërrimit të kockave.
- Gruri, orizi, tërshëra, misri, elbi dhe thekra gjithashtu reduktojnë inflamacionin, thonë studiuesit e universitetit KIIT në Indi.
- Kosi është i mirë pasi redukton tendosjen, ënjtjen dhe inflamacionin.
- Xhinxheri dhe shafrani i Indisë gjithashtu rekomandohen për vetitë mbrojtëse kundër komplikacioneve të përbashkëta.
- Vaji peshkut dhe i ullirit reduktojnë gjithashtu forcimin.
- Pacientët që vuajnë nga artriti reumatik duhet të heqin dorë nga dietat e përgjithshme, alkooli dhe duhani.