Nese poston selfie nga palestra, do te thote qe nuk je shume mire nga ana psikologjike, te pakten keshtu thote nje studim i kryer nga Universitetit Brunel.
Njerëzit të cilët mburren për palestrën, duke treguar format e tyre, tentojnë të shfaqin tipare narciste – qe do te thote se keta njerez ndiejne kënaqësi nga vetëadmirimi. Ne fakt, shumë njerëz duan t’iu tregojë të tjerëve që kanë qenë në palestër me anë të selfie-ve që postojnë në rrjetet sociale. Deri ketu nuk ka asgjete keqe, pasi te gjithe postojne selfie kudo qe shkojne dhe te cfaredolloj gjeje qe hane. Por sipas studimit te Universitetit Brunel, të mburresh për palestrën, eshte nje tipar narcist.
Duke postuar foto nga palestra, personat ne fjale kane si qëllim që të rrisin egon e tyre nëpërmjet komenteve pozitive dhe like-ve që mbledhin.
Mbi 500 përdorues të Facebook morën pjesë në këtë studim dhe u zbulua se ata që pozojnë në palestër dhe marrin shumë like dhe komente në postimet e tyre, kanë dëshpërimisht nevojë për vëmendje. Zakonisht, këta persona gjithashtu i shoqërojnë fotot e tyre me statuse që lidhen me dietën, ushtrimet apo sugjerime për një jetë të shëndetshme.
Ky mund të jetë për shkak të një problemi psikologjik themelor që i bën ata të jenë të fiksuar pas selfie-ve.
Ne ditet e sotme, kur te gjithe kane te pakten nje profil ne nje rrjet social, eshte e pamundur te mos postosh foto te aktiviteve te jetes se perditshme: rruges per pune, ne pune, ne kafe, ne restorant, ne palester, ne parukeri, me femijet… etj, etj. Mos ndoshta kjo do te thote se po kthehemi ne nje shoqeri te fiksuar pas vetes, e semure per te rene ne sy, per te qene ne qender te vemendjes? Mos ndoshta, pa dashje, per t’ju pershtatur jetes moderne, po kthehemi ne te semure psikologjike dhe prirje narciste?
Na jepni edhe ju mendimin tuaj me ane te nje komenti.