Atletet jo vetem jane komode për këmbët, por jane kthyer ne nje tendencë lehtesisht te kombinueshme gati me cdo gje.
Dikush mbështet idenë se takat janë shoqet më të mira të femrave. Por nuk është gjithmonë e thënë. Të gabosh me takat është e thjeshtë dhe jo cdo herë ia dalim të gjejmë këpucët që na përshtaten vertetë.
Si të mos mjaftonte, takat nuk janë gjithmonë komode, pa menduar pastaj për dëmet që mund të shkaktojnë në shtyllën kurrizore ose në qarkullimin e gjakut. (Shpesh takat jane shkaktare te venave varikoze.)
Por fatmirësisht moda në vitet e fundit ka patur një revolucion sportiv ndaj atyre që nuk ndihen rehat me një takë të larte dhe kepuce te ngushte. Dhe ja ku vijnë në ndihmën tonë “fashion blogger”, që përdorin atletet dhe i kane kthyer ato ne tendence. Po ashtu edhe stilistet ja kane veshur modeleve neper sfilata. Dhe nëse mund të mbathësh një palë atlete tenisi në një sfilate, mund t’i mbathësh me gjithçka.
Te mirat e atleteve
Kur vishni një palë atlete ndiheni automatikisht më sportive dhe më të dobëta, imagjinoni nëse i vishni gjithmonë me çdo veshje! Do të ndiheni më të sigurta, do të ecni më shpejt dhe pse jo mos të digjni më shumë kalori. Mund t’i kombinoni me një minifund për një efekt super fashion, siç e kemi parë edhe në sfilatat e New York-ut, dhe të luani me aksesorët.
Janë perfekte edhe për një pamje romantike, për një drekë të dielën, kur nuk keni absolutisht dëshirë e forcë të vishni taka pas mbrëmjes së të shtunës.
Atletet mund t’i kombinoni edhe me fustane ose funde maxi, trupi juaj do të duket më sportiv dhe ju do të ndiheni rehat.