Kengetarja e mirenjohur shqiptare Aurela Gace ka bere te ditur dje nepermjet nje postimi ne profilin e saj te Instagram se ajo dhe bashkeshorti i saj Skerdi jane ne pritje te nje femije tjeter.
“Po vjen? PRINCESHA tjeter. Zoti na dha mundesine te behemi prinder te nje vajze 4 Vjet e gjysem me pare….e tani ajo do te behet me nje moter te vogel. Ne jemi shume te lumtur per dhuraten e Zotit.” – shkruan Aurela ne Instagramin e saj perbri nje fotoje ku ka veshur nje fustan tek i cili ka qendisur me gure te ndritshem fjalen “Princesha”. “E bera vete gjithe ate shkrim me gure ne fustan, i ngjita nje nga nje me durim e shume dashuri.” – vazhdon artistja, e cila ben 41 vjec ne tetor.
https://www.instagram.com/p/BIM6vZGgvq7/?taken-by=aurelagaceofficial
“Ja keshtu e zbukurova fustanin. Doja nje gje ndryshe edhe te bere me keto duar…. Mund te gjeja bluza qe jane te bera gati . Po ja qe mua ne pelqen ta jap keshtu lajmin” – shkruan Aurela.
“Zot faleminderit qe e kam kete mundesi, mundesine ti jap jete nje krijese tjeter… mundesine ti dhurojme Grace nje moter qe kam bindje qe do ta duan shume njera -tjetren”. Nderkohe qe nuk harron te beje edhe nje urim per te gjithe ata qe duan te behen prinder: “Uroj nga thellesia e shpirtit qe nje lajm te tille ta marrin sa me pare ato vajza qe mezi presin te behen nena. Zoti ja u dhente kete mundesi”.
https://www.instagram.com/p/BIM5DwDAwbU/?taken-by=aurelagaceofficial
Na mbetet vecse t’i urojme shtatzani te mbare artistes tone te dashur dhe mos harro: “Kush ka vajza, boten ka”.