Përpjekjet e ketij babai për të zbutur pasigurinë e djalit të tij, te cilit i ka mbetur nje shenje ne koke pasi ka kryer një operacion kunder kancerit, po fiton cdo dite vëmendjen e internetit.
Gabriel Marshall, tani 8 vjeç, u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit të trurit të quajtur astrocitoma anaplastike në mars 2015. Operacioni për heqjen e tumorit e la vogelushin pa floke dhe me një shenjë në anën e djathtë të kokës së tij. “Djali im ishte shumë në siklet, pas operaciont. Ai ndihej si një përbindësh”, ka thene Josh Marshall, i ati i Gabrielit per ABC News.
Ndonjëherë fjalët janë shumë të pakta për të shprehur dashurinë për dikë dhe janë veprat ato që e përshkruajnë më së miri atë. Në mbështetje të djalit të sëmurë, ka bërë një tatuazh në kokën e tij, njësoj si shenja që i ka mbetur vogëlushit nga operacioni. I ati e ka publikuar foton pa shkruar asgjë, por reagimet kanë qenë me mijëra, ku shumë njerëz kanë vlerësuar gjestin e tij, gjest ky që ka përlotur mijëra njerëz.
Vendimi i Marshall ka rritur jo vetëm besimin e djalit të tij, por edhe mori një lumë lavdërimesh, pasi ai mori pjese në një foto-konkurs #BestBaldDad të Fondacionit St. Baldrick, ku konkuronin 55 baballarë, të cilët kishin rruar kokat e tyre në mbështetje të fëmijëve me kancer. “Nuk prisja qe reagimi pas publikimit te kesaj fotoje te ishte kaq i madh, – ka thene babai. – Ishte vetem nje menyre per t’u bashkuar me prinderit e tjere, qe tregonin mbeshtetjen per femijet e tyre qe kishin luftuar me kancerin”.
Gabriel po ja del mbane mire, ka thene babai per ABC News. Edhe pse nje pjese e vogel e tumorit nuk eshte hequr, e rendesishme eshte qe nuk eshte rritur.
Babai i Gabriel eshte i lumtur qe me kete rast ka mundur te shperndaje nje ndergjegjesim per komunitetin e femijeve te semure me kancer.