Ballkoni eshte nje nga ambjentet me te bukura te shtepise. Ju ftojme t’i hidhni nje sy ketyre ideve per zbukurimin e ballkoneve tuaja. Jemi te sigurte qe do t’i pelqeni pa mase…
Në apartamentet e qytetit, ballkoni mund të jetë i vetmi vend në natyrë ku ne mund të gëzojmë pak ajër të pastër ne ambjent te hapur. Në sajë të këtij vendi, ne mund të gëzojmë ajrin e jashtem duke u relaksuar dhe shijuar nje kafe ose caj nën rrezet e diellit, pa qene e nevojshme te dalim fare nga shtepia.
Një ballkon ose nje verandë mund të jetë një zonë shumë argetuese për të ndenjur, pa marrë parasysh se çfarë madhësie ka. Idete per dekorimin e ballkonit tuaj, sado i vogel te jete ai, jane te pafund. Ne kemi zgjedhur disa ide per ju.
Investimi juaj fillestar ka te beje me blerjen e nje stoli ose tavoline te vogel, qe ta perdoresh edhe si depo te vogel ku mund te fusni gjera, si p.sh. pajisjet e kopshtarisë, vegla per barkebjune, etj.
Karriget zgjidhini nga ato qe palosen, ne menyre qe t’i hapni kur t’ju duhen dhe t’i mbani mbyllur gjate kohes qe s’ju nevojiten – keshtu ruani hapësirën.
Vazot e luleve zgjidhini qe t’i varni ne cati, ne mur ose ne kangjellat e ballkonit. Nese doni pak hije mund te zgjidhni edhe qe te vendosni nje tende ose nje cader.
Shikoni idete me dekorimet e mrekullueshme qe kemi paraqitur me poshte, qe te frymezoheni per zbukurimin dhe rregullimin e ballkonit tuaj.