Bananet e kuqe, cfare kane me teper se kusherirat e tyre te verdha

Bananet e kuqe jane me te shkurtra, me te trasha dhe me te shendetshme se bananet e zakonshme. Ajo ka shije te embel dhe kremoze, por duhet te konsumohet vetem kur te jete pjekur mire.

Banania është një nga frutat më të njohura në botë, të cilën e duan fëmijët dhe të rriturit. Bananet e kuqe rriten në Amerikën e Jugut dhe në Azi dhe janë një nga varietetet më të shijshme të bananes, e njohur me emrat e përbashkëta “Nendran” dhe “Ethakai”. Ajo ka një pamje të mrekullueshme për shkak të ngjyrës së kuqe të lëkurës. Ky është një fryt të cilin e gjen në çdo sezon, e ëmbël, e lehtë për t’u konsumuar dhe nuk ka fara.

Cfare permbajne bananet e kuqe

Banania përmban shumë vitamina dhe minerale, dhe kjo e bënë atë një frut shumë të shëndetshëm. Edhe pse bananet e verdha janë të njohura për vetitë ushqyese që ato përmbajnë, “kushërirat” e tyre të kuqe, janë të shëndetshme sepse tuli i tyre ka sasi të mëdha karoteni dhe nivele më të larta të vitaminës C. Bananet e kuqe mund të hahen të papërpunuara ose të përdoren në gatim në shumë lloje mënyrash.

Të gjitha bananet përmbajnë tre burime natyrore të sheqerit: sukrozë, fruktozë dhe glukozë, duke i bërë ata një burim energjie të menjëhershme dhe të qëndrueshme.

Nje banane e kuqe mesatare permban 400 mg kalium, e cila ploteson nevojat ditore te trupit per kete mineral dhe elektrolite. Kaliumi eshte i nevojshem per funksionimin e mire te muskulit te zemres dhe aparatit tretes. Gjithashtu permbajne edhe shume fibra, te domosdoshme per te reduktuar rrezikun e semundjeve te zemres dhe diabetin e tipit 2.

Ky frut permban edhe sasi te larta te Vitamines B6. Vetem nje banane e kuqe ju siguron 20% te sasise ditore te rekomnaduar per vitamine D. Bananet e kuqe nxisin metabolizmin dhe qelizat e kuqe te gjakut.

Shija dhe aroma

Një tipar i veçantë i tyre është aroma më e fortë dhe shija më e ëmbël, në krahasim me bananen e verdhë. Tuli i tyre ka një ngjyrë trëndafili, sikur ka marrë pak nga ngjyra e kuqe e lëkurës, kurse shija ngjason me atë të manaferave. Bananet e kuqe përmbajnë sasi më të mëdha të sheqernave, në krahasim me bananet e verdha, prandaj janë ideale për përdorimin në ëmbëlsira.

Edhe pse eshte akoma e veshtire gjetja e ketyre bananeve ne tregjet europiane, ju keshillojme te provoni sapo t’ju jepet mundesia.

femra-moderne.com