Në rast se keni tepricë dhjami ose kilesh në bark, ka ndodhur vetëm për një arsye: ju po merrni më shumë kalori se sa po digjni në ditë. Kur ne e shikojmë ushqimin si nje meze të lehtë kemi tendencë të kalojmë sasinë e të ngrënit. Megjithatë në qoftë se ne shohim ushqimin si furnizues me energji (gjë që është e vërtetë) ne mund të hamë vetëm ato që vërtet na duhen.
Le të shohim cilat janë ushqimet që duhen ngrënë për të hequr kilogramet e tepërta në bark.
Proteinat
Të gjithë kemi nevojë për proteina të ndryshme. Edhe pse mishi është forma më e përgjithshme e proteinave, edhe perimet kanë proteina gjithashtu. Bifteku është një proteinë shumë e mire, por duhet ngrënë në sasi të limituar për të humbur në peshë. Kjo sepse bifteku ka tendencë të ketë më shumë yndyrna sesa llojet e tjera të mishit. Shpendët dhe peshku janë ushqime shumë të mira për t’u ngrënë në rast se duam të humbim peshë.
Lajthitë janë gjithashtu të pasura me proteina. Faktikisht ato janë shumë të mira për ju pasi prej tyre mund të merrni yndyrna të mira që janë të ushqyeshme dhe shumë të nevojshme për trupin tuaj. Vezët dhe bizelet janë gjithashtu të pasura me proteina.
Fibrat
Fibrat ndihmojnë zorrën e trashë të qëndrojë e pastër dhe të ketë lëvizje të vazhdueshme të ushqimeve. Nëse doni seriozisht të hiqni kilogramet e tepërta në bark atëherë ne ju japim disa alternativa ushqimesh të domosdoshme.
Perimet zakonisht janë të pasura me fibra: brokoli, lulelakra, kungulli, selinoja dhe shume e shumë të tjera. Në rast se merziteni me të njëjtat ushqime çdo ditë atëherë mund t’i gatuani në mënyra të ndryshme duke i bërë në tavë, të përziera me speca apo dhe të gatuani panine me perime.
Drithërat janë një tjetër burim nga ku mund të marrim fibrat. Mos u mundoni kot me orizin e bardhë sepse nuk ka asnjë vlerë tjetër ushqimore. Kërkoni ushqime me përmbajtje drithrash. Këto lloj ushqimesh mund të jenë makarona të ndryshme apo lloje të caktuara buke te bëra me drithëra.
Frutat kanë gjithashtu përmabajtje fibrash. Luleshtrydhet, mollët, portokallët janë të njohur si ushqime të pasura me fibra. Frutat jane ushqimi më i mirë për të humbur peshë më lehtë – janë të shijshme dhe ka shumë mundesi zgjedhjeje. Në rast se zgjidhni të hani portokalle mos e qëroni lekuren e bardhe që rrethon frutin. Ajo pjesë ka sasinë më të madhe të fibrave.