Bebe Rexha bashkon Dua Lipën dhe Rita Orën

Duket se marrëdhënia jo fort miqësore midis Dua Lipës dhe Rita Orës, ka “shqetësuar” edhe një tjetër këngëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila mesa duket ka bërë një përpjekje për t’i bashkuar dy shqiptaret e tjera.

Një gjë të tillë Bebe e ka bërë në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar listën e kryesuesve në iTunes në Britani, në të cilën ajo zë vendin e trembëdhjetë.

Por në listën e publikuar është edhe Dua Lipa dhe Rita Ora, dhe pikërisht me këtë konsiston edhe postimi i këngëtares shqiptare.

Krah fotos së publikuar Bebe shpreh krenarinë që tre shqiptare janë pjesë e kësaj liste:

“Tre shqiptare në top 20-tëshe! E pabesueshme! E di që prindërit e të trejave kanë punuar fort që të na siguronin një jetë sa më të mirë. Babai im erdhi në Amerikë në 80-tën dhe ka bërë shumëçka për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq shumë, e jam akoma dhe më krenare për femrat që po ecim së bashku drejt fitores. Kjo është për babain tim. Vajzat shqiptare po kryesojnë”.

https://www.instagram.com/p/Bf_a4HDFt0l/?taken-by=beberexha

femra-moderne.com