Bebe Rexha merr rrugen nga Los Angelos per ne Tirane.
Ka afruar data e koncertit të shumëpritur të Bebe Rexhës në Tiranë. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë pasditen e 9 shtatorit në sheshin “Nënë Tereza”. Pritet qe ate dite te kete fansa te Bebes edhe nga shtete te tjera qe do vijne vetem per te pare ate.
Në disa postime në llogarinë e saj në Snapchat, Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një pjesë të rrugëtimit drejt Shqipërisë. Fillimisht ajo ka treguar se po niset për në vendin tonë nga Los Angeles, duke u shprehur tejet e emocionuar. “Po vij në Tiranë, do të jetë çmenduri!” – ka thënë Rexha.
Më pas ajo ka treguar edhe disa momente nga udhëtimi i saj me avion, duke dashur kështu të jetë sa më pranë fansave të saj në këtë event të veçantë të karrierës.
Bio
Bleta “Bebe” Rexha (lindur më 30 gusht, 1989) është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara. Ajo është bëre e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan Black Cards i krijuar nga Pete Wentz, dhe ka qënë bashke-autore e këngës nr.1 në Billboard Hot 100 në SHBA, këngës “The Monster” nga Eminem ft. Rihanna. Kenga e fundit e saj In The Name Of Love me Martin Garrix.
27 vjecarja ka lindur në Brooklyn, New York City, Shtetet e Bashkuara, nga prindër shqiptar nga Dibra. Bleta filloi të merrej me muzikë që në moshën 4 vjeçare, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën nëpërmjet studimit në shkollën “Tottenville High School” në Staten Island.