Bebet mësojnë nga vullneti dhe vendosmëria e prindit

Sipas studimeve të fundit, fëmijët që i shohin prindërit këmbëngulës janë më të prirur të punojnë fort.

Sipas studiuesve, fëmijët që në moshën 15 muajshe tentojnë të imitojnë aftësinë e prindërve për të punuar fort. Ata vunë re se fëmijët që shihnin prindërit e tyre të punonin fort për të përfunduar detyrat e tyre, përpiqeshin me më shumë këmbëngulje për të rregulluar një lodër të prishur.

“Prindërit gjenden shpesh përballë presionit për t’u dukur para fëmijëve sikur çdo gjë e arrijnë në mënyrë të lehtë. Pikërisht ky studim tregon se është normale që fëmijët t’ju shohin të djersini” thotë autorja e studimit Julia Leonard. “Fëmijët shohin sjelljen tuaj me qëllim për të mësuar nga ajo që bëni ju”.

Kur ne punojmë fort, jeta e fëmijëve tanë shkon për më mirë; qoftë duke u ofruar stabilitet ekonomik, një shtëpi të pastër, etj. Kjo do të thotë që në vend që të përqëndrohemi tek ofrimi i një ushqimi perfekt në tavolinë, t’i lemë fëmijët të shohin si grijmë, përziejmë, dhe pastrojmë sobën. Mbase s’është nevoja t’i kthejmë detyrat në argëtim, por thjesht t’i kryejmë ato. Mbase nuk ka pse të ndjehemi shumë në faj që po i përgjigjemi një e-maili pune gjatë kohës që duhet të luajmë me fëmijën. Këto gjëra të vogla joperfekte, arrijnë në mënyrë të mrekullueshme tek fëmijët tanë.

Prinder te edukuar