Nga cili shtet jane bebet qe qajne me shume?
Kërkimet nga Universiteti i Warwick në Angli treguan se të qarat e bebeve të porsalindura ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Kështu u llogaritën të qarat e fëmijëve në muajt e parë të jetës.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se fëmijët e sapolindur me kombësi britanike, kanadeze dhe italiane qajnë më shumë nga të gjithë.
- Në Angli në dy javët e para, rreth 28% e bebeve qajnë më shumë se 3 orë në ditë për 3 ditët e fundit të javës.
- Në Kanada, në javën e tretë dhe katërt qajnë rreth 34.1% e bebeve dhe në itali bebet qajnë rreth 20.9% në javën e tetë dhe nëntë.
- Përkundrazi, në Danimarkë u shënuan shifra të ulta, rreth 5.5% në javën e tretë dhe katërt dhe Gjermani 6.7% në javën e tretë dhe të katërt.
Kërkimet gjetën gjithashtu se bebet qajnë rreth 2 orë në ditë në javët e para të jetës.
Lexoni edhe: Arsyet me argetuese pse qajne femijet
E qara në përgjithësi mund të zgjasë rreth 2:15 minuta në ditë në javën e gjashtë dhe më pas pakësohet në një shifer prej 1:10 min në javën e dymbëdhjetë. Studimi u publikua në “Gazetën e Pediatrisë”.
Studimi nuk ka përcaktuar një arsye për ndryshim e të qarës nga vende te ndryshme. Por shkencëtarët thanë se duhet të ketë më shumë hulumtime në ndikimet e mundshme kulturore dhe gjenetike te bebeve.
Po femija juaj sa qan?