Joey Marie Choi ende nuk ka mbushur një vit, por është një nga bebet më të famshme në Instagram.
Ajo u bë e njohur për të gjithë kur nëna e saj Laura Izumikawa filloi të postonte disa foto të veçanta në llogarinë e Instagramit.
Joey nga dita në ditë shndërrohej në personazhe të ndryshëm, ndërkohë që flinte. Dhe kjo për shkak të nënës së saj që çdo ditë kishte një ide të re. Ndjekësit duke parë këto foto të admirueshme të vogëlushes filluan të dergonin veshje tradicionale nga vende të ndryshme për t’i parë të veshura në trupin e saj.
Të njëjtën gjë bëri edhe një ndjekëse e Laurës me origjinë nga Shqipëria. Ajo i dërgoi asaj një kostum popullor shqiptar dhe Laura menjëherë ia veshi vogëlushes për ta fotografuar. Kjo foto bën pjesë në nismën #joeyworldproject, atje ku mund të klikoni për ta parë atë edhe me veshje të tjera nga shtete të ndryshme.
https://www.instagram.com/p/BQ8uoV4gXop/?tagged=joeyworldproject
“Ky fustan i bukur është nga Shqipëria, i dërguar nga një ndekëse, Celine që tashmë jeton në Francë. Është i punuar me dorë nga bashkëshorti i tezes së saj. Të falenderojmë shumë Seline, ty dhe familjen tënde. Jemi shumë të nderuar të kemi këtë veshje në koleksionin tonë #JoeyWorldProject. Pashë disa foto të Shqipërisë dhe mu duk një shtet shumë i bukur. E njihja Shqipërinë vetëm si prejardhjen e Nënë Terezës dhe tani që kam në shtëpi këtë kostum popullor më duket sikur kam udhëtuar atje. Të falenderoj shumë që na dhe një shije të Shqipërisë, gjithashtu edhe që më mësove fjalën urime”, ka shkruar ajo perkrah fotos.
https://www.instagram.com/p/BQqqZ2FArbv/?taken-by=lauraiz