Bebja mund te degjoje nga barku i nenes

Beni kujdes se çfarë flisni nëse jeni afër një gruaje shtatzëne, sepse edhe bebja brenda në barkun e saj mund t’ju dëgjojë!

Është vërtetuar tashmë se bebja brenda në mitrën e nënës dëgjon zëra dhe zhurma. Studimet kanë treguar se fëmija fillon të dëgjojë që nga java e 20. Sot është e mundur që me aparaturat e sofistikuara ultrasonografike të shihet edhe reagimi i bebes që e kthen kokën kur dëgjon zhurmë të menjëhershme.

Veshët e bebes fillojnë të zhvillohen që nga java e tetë e zhvillimit brenda në mitër, kurse marrin formën definitive rreth javës 24.

Bebja brenda në mitrën e nënës nuk jeton në një qetësi absolute, por përkundrazi është vërtetuar se ajo dëgjon zhurmë e cila krahasohet me zhurmën që bën fshesa elektrike e pluhurit. Kjo zhurmë shkaktohet nga qarkullimi i gjakut tek nëna, nga ritmi i zemrës së nënës dhe nga zhurma që bëjnë zorrët e nënës. Megjithatë, bebja reagon nëse papritur dëgjon një zë dhe kjo manifestohet me ndryshim të frekuencës së zemrës së saj, ndryshon lëvizjet etj.

Shumica e shtatzënave pohojnë se, bebja i shton goditjet nëse nëna trembet nga në zhurmë si thyerja e pjatës ose përplasja e derës. Është vërtetuar poshtu se bebja qetësohet kur e dëgjon nënën e vet duke folur (kjo manifestohet me ngadalësim të të rrahurave të zemrës).

Pra, bebja jo vetëm që mund t’ju dëgjojë juve, por edhe mund të dallojë tonin e zërit me të cilin ju i flisni.

Normalisht që nuk mund t’i kuptojë fjalët, por e dallon tonin e zërit me të cilin i flisni. Po ashtu, ajo mund ta dallojë edhe muzikën nga të folurit.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search