Bejini vetes kete pyetje… dhe pastroni dollapin tuaj nje here e mire

Si te pastroni dollapin e rrobave nje here e mire? Mjafton t’i beni vetes tuaj kete pyetje cdo here qe kapni nje veshje me dore.

Sa here mund te kete ndodhur qe ke qendruar per minuta te tera para dollapit duke u munduar deshperimisht per te gjetur dicka qe ta vishni? Vish nje gje, hiq nje tjeter dhe ne fund pefundon me te njejtat rroba te perhershme? Per te mos permenduar rremujen qe krijohet ne dollap.

Dollapi plot, por prap “s’ke asgje” per te veshur.

Kjo ndodh sepse ne ndonjehere i blejme gjerat sepse jane “me ulje” dhe “mbase” mund te na duhen. Por edhe sepse disa veshje, edhe pse te bukura dhe ne mode, nuk bejne per ne. Prandaj duhet t’i beni vetes kete pyetje te thjeshte dhe te sinqerte:

A me nevojitet kjo?

Mos nenqeshi. Nuk e keni idene se sa e fuqishme eshte kjo pyetje, nese pergjigjeni sinqerisht.

Ja dy menyra per te kuptuar nese nje veshje qe keni ne dollap ju nevojitet apo jo: 

  1. A ndiheni mire kur e vishni? Ose, a jeni e kenaqur kur e vishni? Nese reagimi juaj eshte pasiv, atehere hiqeni nga dollapi. Provojeni, nese doni, edhe me mire nese keni aty nje shoqe tek e cila besoni, qe t’ju japi nje reagim te sinqerte kur ju nuk jeni te vendosura.
  2. A e vishni ndonjehere kete veshje? Kur ishte hera e fundit qe e keni veshur? Nese eshte ne dollapin tuaj thjesht  per te zene vend (pasi ju s’e mbani mend heren e fundit kur e keni veshur), atehere ka ardhur koha t’ja falni dikujt. Ah! Edhe nje gje. Nese po prisni sa te humbisni ato kile te teperta, per ta veshur kete veshje, me mire dorezohuni. Largojeni nga dollapi. Sepse kur t’i humbisni ato kile te teperta do keni nje arsye me shume per ta kenaqur veten me veshje te reja.

Dhe ne fund, ne dollapin tuaj do te mbeten vetem ato veshje qe ju epqleni vertete, qe ju rrine mire, qe ju bejne te ndiheni mire, shkurt, veshjet me te mira per ju.

femra-moderne.com