Shume njerez nuk arrijnë te bejnë gjume te mjaftueshem dhe kjo ndikon jo vetem ne shendetin e tyre, por edhe ne performancen gjate dites ne pune, shkolle dhe kudo.
Gjumi është një fenomen universal, nje gjëndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Ai ndikohet nga ritmi ditor dhe ndodh çdo 24 ore, (megjithëse ora biologjike e njeriut zakonisht shkon ne cikle 24,5–25,5 orë) dhe nga shkaqe hormonale dhe rrethanore. Ky ritëm apo cikël rregullohet çdo ditë (d.m.th, çdo 24 orë), dhe ky cikël ndikohet nga shume ngacmime, në të shumtën nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me dritën diellore, pra ciklin ditë – natë.
Gjumi është funksion ripërtëritës i trupit dhe trurit. Një gjumë i përshtatshëm është biologjikisht i domosdoshëm dhe duket i nevojshëm për të ndihmuar jetën dhe shendetin.
Mos luaj me gjumin
Nje pushim i mire i nates eshte zakonisht nje tregues se trupi ka kaluar 5 fazat specifike te gjumit, te cilat se bashku, formojnë nje cikël gjumi. Ne fazen e pare, njeriu ndihet i pergjumur. Faza e dyte eshte ajo kur njeriun e ze gjumi. Ne fazen e trete dhe te katërt ndodh gjumi i thelle. Faza finale eshte ajo qe e qujame REM (Rapid Eye Movement), qe karakterizohet me levizje te shpejta te syrit, nje tregues tjeter qe ne mund te jemi duke ëndërruar. Nje gjume i mire kerkon qe te kalojme 4 deri gjashte cikle gjate nates, dhe nese nuk arrijme aq, atehere kjo do te kete ndikim ne performancat gjate kohes kur jemi te zgjuar. Menyra me e mire e arritjes se mjaftueshme te këtyre fazave eshte shmangia e pijeve me permbajtje kafeine dhe alkooli para kohës se gjumit. Ato mund te shtrembërojnë modelin natyral te gjumit.
Pagjumesia
Pagjumësia kap shume njerez dhe eshte veshtire te kthehesh “ne normalitet” pasi trupi mesohet me kete menyre te pazakonte te gjumit. Njerezit qe vuajne nga pagjumesis zakonisht shpenzojne me shume kohe ne shtrat duke provuar qe ti zere gjumi. Prandaj keshillohet qe te lodhni aq shume trupin para se te shtriheni per te fjetur, sa qe trupi te shtyhet te rikrijoje nje model normal te gjumit. Nese ke probleme me pagjumesine, atehere terapia e kufizimit te gjumit është nje opsion qe duhet konsideruar. Celesi eshte qe te qendrosh ne shtrat vetem per te fjetur, dhe qe gjithmonë te zgjohesh ne te njejten kohe çdo dite. Keshillimi me mjekun eshte nje hap i mire per te luftuar pagjumesine.
Bej nje dush para se te flini gjume
Nje dush i ngrohte është permendur shume shpesh si ilac kunder pagjumesise. Nese keni probleme te flini gjume, provoni te beni nje dush nje ore para kohes se gjumit.
Gjumi i dites
Gjumi i dites eshte nje menyre e mire per te rritur nivelet e energjise,mbi te gjitha nese behet mes ores 14 dhe 17. Koha optimale eshte 30 minuta.
Probleme me gërhitjen?
Gërhitja mund te jete e lidhur me ndonjë problem serioz shendetesor. Gjate gjumit, disa nga kanale e frymemarrjes mund te ngushtohen. Si rezultat, kur marrim fryme, inded e buta ne goje, hunde dhe ne fyt vibrojne, qe ndryshe ne i degjojme si gerhitje. Nese eshte e shpeshte, keshillohet te flisni me nje mjek.
Ushqimi qe ju ndihmon per nje gjume te mire
Disa lloje ushqimesh ndikojnë ne cilesine e gjumit. Ushqimet e pasura me karbohidrate nxisin nje reagim zinxhir qe te bën te përgjumur. Kur karbohidratet treten ne stomak, ato nxisin lirimin e insulines, e cila ne anen tjeter ndihmon triptofanin te futet ne tru. Ne kete moment ky kimikat kthehet ne serotonine, gje qe te ben te pergjumur. Ndersa ushqimet e pasura me proteina kane efektin e kundërt. Proteinat zbërthehen ne amino acide, qe zvogëlojne sasin e triptofanit qe futet ne tru. Kështu, do te kemi prodhim me te vogël te serotonines qe nxit gjumin.
Nje dreke e pasur me proteina ndihmon qe mos te ju zere gjumi pasdite, ndersa nje darke e pasur me karbohidrate ndihmon qe te ju zere gjumi ne mbrëmje.